Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka risjellë në vëmendje retorikën e 12 viteve më parë të kryeministrit Edi Rama, që sipas Bardhit nuk ndryshon nga ajo e një dekade më pas.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se ajo që nuk ndryshon në këto 12 vite, është epoka e mashtrimit të shqiptarëve nga Rama.
Kjo sipas Bardhit, bëhet me qëllimin e vetëm, justifikimin e aferës së radhës me paratë e taksapaguesve shqiptarë, që jepen për qoka personale.
Reagimi
Edi Rama dje dhe sot, nga satelitët fantazmë te dronët luftarakë!
Ajo që nuk ndryshon prej 12 vitesh është epoka e mashtrimit të shqiptarëve nga Edi Rama. I njëjti mashtrim në 2022, i njëjti mashtrim edhe sot. Ndryshon vetëm “mjeti”: nga satelitët kemi kaluar tek dronët!
E gjitha për të justifikuar aferën e radhës, para të taksapaguesve që jepen për qokë personale dhe që nuk shërbejnë për asgjë! E vërteta e kontrollit të territorit është që njerëzve u shkelet syri para zgjedhjeve për t’u marrë votën, pastaj shpërthejnë “muçërit” dhe u marrin shpirtin dhe kursimet e jetës.
Për pasojë paligjshmëria nuk buron nga njerëzit. Një qeveri që u shkel syrin njerëzve për të shkelur pak ligjin në këmbim të votës nuk e zgjidh problemin as me satelitë fantazmë, as me dronë imagjinarë. Problemi është vetë Edi Rama!