Berisha: Altin Hajri i ka paguar Dumanit 700 mijë euro! Siç e shihni, kemi të bëjmë me një person të kapur kokë e këmbë nga krimi!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në prononcimin për gazetarët jashtë ambienteve të SPAK, u shpreh se, Altin Hajri i ka paguar kreut të institucionit hetues, Altin Dumanit një shumë prej 700 mijë eurosh. Ai tha se, ky fakt tregon se kemi të bëjmë me një preson të kapur nga krimi i organizuar.

“E garantoj Altin Troplinin se dekonspirimi që ai i ka bërë dhe mbajtja në xhep e mandat arrestit ndërkombëtar për Ndrecën, do të ketë për të pasoja, do ta ndjekë atë gjithë jetën.

Sepse me këtë person ai amnistoi apo i dha mundësisë të largohej kreut të kartelit më të rrezikshëm të drogës në Europë që disponon portin e Durrësit dhe që është akoma në funksion njësoj siç ishte, Troplinëve.

Përveç kësaj dënoj këtu implikimin e tij të padiskutueshëm në aferën Hajri.

Është thënë në atë kohë se Altin Hajri i ka paguar Dumanit 700 mijë euro, dhe sot për prerjen copa-copa të trupit të Jan Prengës dënohet një kamerier dhe roja.

Kurse Altin Troplini, Altin Hajri merr leje për hotele dhjetëkatëshe nga Edi Rama dhe dërgohet këto ditë në gjykatë nga avokati i tij, Altin Troplini.

Pra, siç e shihni, kemi të bëjmë me një person të kapur kokë e këmbë nga krimi. Por ne zotohemi se do të qëndrojmë me forcën më të madhe në denoncimin e tyre”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjenden 200 milion lekë në shtëpinë e biznesmenit për blerje votash të një kandidati të PS

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka zbuluar se në shtëpinë e …