Berisha: Irena me 5 mbiemra një mashtruese ordinere, vetingu ndaj saj një falsifikim i turpshëm!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për gazetarët jashtë ambienteve të SPAK, denoncoi si të falsifikuar dhe të turpshëm aktin e përdorur nga Irena Gjoka në procesin e vetingut.

Ai tha se një kontratë e vitit 1996 përmend një nen të Kodit Civil që nuk ekzistonte në atë kohë, duke e cilësuar këtë si mashtrim flagrant. Berisha akuzoi drejtpërdrejt komisionerët e vetingut si të korruptuar dhe të papërgjegjshëm.

“Në qoftëse i vetuari deklaron se, 60 milion lek mbi bazën e kësaj kontrate të firmosur në përputhje me nenin 801 të Kodit Civil në vitin 1996, në një kohë kur Kodi Civil i vitit 1996 ka patur gjithsej 230 nene, atëherë më thuaj mua; veting është ky? Ky është turp veting.

Ky është një akt falsifikimi i turpshëm, i kapërdirë me urdhër nga të gjithë ata të cilët e kanë kaluar.

Mjafton ky fakt, mjafton kjo deklaratë e saj se unë kam marrë borxh tek ish-gruaja e burrit, në vitin 1996, me nenet e Kodit 2015, tregon se ajo është një mashtruese ordinere dhe tregon se ata që kanë firmosur vetingun e saj, janë të papërgjegjshëm dhe të korruptuar, të kompromentuar, cilido qoftë ai.

Si mundet, këto janë evidente, janë të shkruara”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Afera e “hangarit” 21.2 milionë euro/ Çfarë ndodhi në takimin e Pacollit me Ramën dhe Ballukun

Gazment BARDHI Intervista e biznesmenit Behgjet Pacolli zbardh një tjetër aferë korruptive të Belinda Ballukut. …