Ministrat rrihen në paradhomën e Ramës

Një përplasje e ashpër mendohet se ka tronditur zyrat e Kryeministrisë, ku në hollin (para dhomën) që të çon drejt zyrës së Edi Ramës ka shpërthyer një sherr mes ministrit të Financave, Petrit Malaj dhe ministrit të Jashtëm, Igli Hasani, bëjnë me dije për Syri-n burimet. Situata është përshkallëzuar kur Malaj ka ngritur tonet dhe është afruar në mënyrë kërcënuese ndaj Ministrit të Jashtëm, Igli Hasanit. Në momentet tensionuese, Malaj thuhet se ka tentuar ta godasë me grusht Hasanin, ndërsa të pranishmit kanë mbetur të shtangur. Por në këtë moment, ka ndërhyrë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili arriti të shmangte përplasjen fizike./Syri.net

About Krye Redaktor

Check Also

Gjenden 200 milion lekë në shtëpinë e biznesmenit për blerje votash të një kandidati të PS

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka zbuluar se në shtëpinë e …