Nga Petrit VASILI
Përsëri po ai, po i njëjti demagog, po i njëjti i shkollëpak, i palexuar, mediokër, që urren shkencën dhe arsimin sepse ka kompleksin pa shërim të inferioritetit.
Është po i njëjti ky shkollëpak që vite më parë, përsëri në mes të vapës, më 21 korrik 2015, miratonte me zhurmë e bujë Ligjin e Arsimit të Lartë.
Tani, po në korrik, po në mes të vapës, po na thotë se duhet të bëjë një ligj tjetër për arsimin e lartë.
Për këtë, arsimi universitar është një engledisje behari, kur nuk ka ç’të bëjë tjetër dhe për të mbushur mediat me llafe verore.
Po ç’rezultate pati Ligji i vitit 2015, që e bëri ky me gjithë atë pompozitet të madh?
Po pse arsimi i lartë shkoi shumë më keq pas vitit 2015?
Pse nuk u morën parasysh shqetësimet e mëdha që paralajmëronin në 2015 këtë dështim kaq skandaloz të arsimit të lartë?
Pse nuk merr përgjegjësitë e këtij dështimi kaq të turpshëm ky shkollëpaku?
A nuk e kupton ky se ka humbur të drejtën të flasë për arsimin e lartë?
Po me doktoraturat çfarë ka? A e di ky që të gjitha universitetet në botë i kanë dhe i zhvillojnë, dhe bile shumë prej doktoraturave janë burime referimi shkencor?
A e di se sa dëme u ka sjellë mijëra të rinjve universitarë dhe familjeve të tyre për shkatërrimin që i bëri universitetit ky?
Reforma e universitetit nuk mund të bëhet nga ky që falimentoi arsimin dhe shkencën.
Ky llafazan dhe mediokër, që ka vënë veten në krye të shkencës në Shqipëri, është një individ që asnjë sekondë të vetme në jetë nuk është marrë me kërkim shkencor, por vetëm ka bërë llafazanin e gjithditur.
Është vërtet gjynah i madh që i gjithë kolektivi akademik universitar i pedagogëve nuk bëhet bllok dhe t’i thotë ndal këtij inkuizitori mesjetar të universitetit dhe shkencës, që ka vendosur që, për shkak të kompleksit të thellë të inferioritetit të tij prej njeriu të paditur dhe të pazoti, të shkatërrojë deri në fund arsimin universitar në Shqipëri.