E mbani mend Edi Ramën kryetar bashkie kur organizonte protesta?

Nga Greta BARDELi

E mbani mend Edi Ramën kryetar bashkie kur organizonte protesta para Kryeministrisë gjatë qeverisjes së PD-së për të drejtat e pushtetit vendor?

E mbani mend këtë kalorës të decentralizimit kur thërriste në shesh administratën e bashkisë që drejtonte, atë të Pogradecit e ndonjë tjetër, për të mbajtur fjalim për ndërhyrjen medemek të qeverisë në punën e bashkive?

Po sot, e shihni që po i katandis bashkitë si institucione dordolecësh duke shkarkuar e ngarkuar kë të dojë qejfi? Duke çuar ministra anë e kënd të ndjekin punët e bashkive.

Ky është lideri me dy fytyra që dje bënte moral për decentralizim, ndërsa sot, në diktaturën e numrave në parlament, ushtron dhunë institucionale anë e kënd duke na dëshmuar fytyrën e vërtetë të tij.

Ndërkohë, i fshehur pas Belindës, duket edhe më mjeran me pushtetin që e tmerron çdo mëngjes, pasi është përfshirë në luftën e klaneve korruptive e kriminale!

Ndërsa shqiptarët e ndershëm largohen, sepse ky vend nuk ka shpresë!

#nekrahteqytetareve

About Redaksia

Check Also

Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Nga Andi BUSHATI Ngjarjet e fundit në bashkinë e Tiranës, pas atyre që nisën në Vlorë …