Skandali me votën e diasporës/ Berisha: Të gjithë dokumentacionin do ta çojmë në selinë qendrore të DHL

Kryetari i PD, Sali Berisha, duke denoncuar manipulimin e zgjedhjeve të 11 majit gjatë një konference për shtyp, deklaroi se, të gjithë dokumentacionin do e çojmë në selinë qendrore të DHL.

“Nuk i kanë ardhur në KQZ, nuk kanë ardhur në KQZ. KQZ-ja i ka dorëzuar numrin e saktë dhe në rikthim 15 mijë janë zhdukur rrugës. Nuk janë, nuk janë.

Por kompania dhe KQZ-ja hezitojnë të bëjnë transparencën e plotë dhe ne po i ndjekim hap pas hapi. Do jetë çështje shumë e madhe. Ne po e ndjekim hap pas hapi.

Akoma nuk kemi dërguar, por natyrisht ne do të komunikojmë me selinë qendrore të DHL-së, do ta informojmë me hollësi, do dërgojmë të gjithë dokumentacionin do i çojmë patjetër”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Protestuesja humb ndjenjat në tubimin para Ministrisë së Arsimit

Një protestuese ka rënë pa ndjenja gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit, …