Masakra zgjedhore/ Kolegji Zgjedhor shpërfill provat për mbushje kutish, rrëzohet kërkesa e PD për Elbasanin

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike për pavlefshmëri dhe përsëritje zgjedhjesh në qarkun e Elbasanit.

Kolegji vendosi të shpërfillë në këtë mënyrë provat e shumta për abuzime në këtë qark, që u kthye në simbol të farsës elektorale.

Opozita denoncoi disa herë me prova mbushjen e kutive në këtë qark.

Po ashtu u denoncua me fakte edhe praktika e Trenit Bullgar në Elbasan.

PD ka depozituar kërkesë në Kolegjin Zgjedhor për pavlefshmëri zgjedhjesh dhe përsëritje të tyre edhe për qarqet e Durrësit dhe Fierit.

About Redaksia

Check Also

Protestuesja humb ndjenjat në tubimin para Ministrisë së Arsimit

Një protestuese ka rënë pa ndjenja gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit, …