CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Alimehmeti: Bashkia e Tiranës 6 muaj pa asnjë investim, ndërkohë taksat u merren qytetarëve

Kryetari i grupit të këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti ka komentuar situatën e tensionuar dhe kaotike që po kalon Bashkia e Tiranës, duke evidentuar një sërë problematikash që po minojnë funksionimin normal të institucioneve vendore dhe po rëndojnë mbi qytetarët.

Në një lidhje Skype për emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, Alimehmeti u ndal fillimisht te fakti që prej më shumë se dy vitesh mediat nuk lejohen të ndjekin nga afër mbledhjet e Këshillit Bashkiak, me justifikime që ai i cilësoi “fëminore”, siç është pretendimi se gazetarët prishin rendin e mbledhjeve.

“Nëse ka parë ndonjë njeri ndonjë gazetar që prish një mbledhje parlamentare apo të këshillave bashkiakë, le ta thotë. E qartë që qëllimi është të fshihet ajo që ndodh aty brenda”, u shpreh ai.

Më tej, ai ngriti si shqetësim kryesor mungesën e gjatë të kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, i cili sipas tij është i munguar prej pesë muajsh, ndërkohë që ligji parashikon qartë se nëse një kryebashkiak mungon për më shumë se tre muaj, Këshilli Bashkiak ka detyrimin të propozojë shkarkimin e tij pranë Këshillit të Ministrave.

“E para, sa i përket atij diskutimi që ju e patët në insert, ku për dy vjet mediat nuk u lejuan që të merrnin pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak sepse me justifikimin fëminor që gazetarët prishnin mbledhjen.

Nëse ju keni parë diku ndonjëherë një gazetar që e prish mbledhjen nëpër këshille bashkiake apo parlamentare, e kuptoni qartë se është dëshirë për të mbuluar gjithçka ndodh aty brenda.

Përfshirë faktin që e kemi shumë të qartë kryetarin e Bashkisë, Veliaj, që është në burg prej 5 muajsh dhe ligji e thotë mirë se nëse nuk paraqitet në detyrë për 3 muaj, Këshilli Bashkiak duhet të çojë propozimin Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij.

Kjo në fakt është tema më e rëndësishme që duhet të ketë ky Këshill Bashkiak: pa kryetar bashkie, me nënkryetar të shkarkuar nga Edi Rama, me një kryetare në detyrë të emëruar po nga Rama, me drejtorë të cilët nuk ishin të pranishëm pasi u është kërkuar dorëheqja shumicës së drejtorëve, Këshilli Bashkiak nuk kishte asnjë fjalë për të folur për këtë e madje për çështjen Erion Veliaj nuk guxojnë të shprehen.

Fakt është që këta nuk po bëjnë detyrën e tyre dhe ne jemi të detyruar të veprojmë në rrugë ligjore, për sa kohë që Këshilli Bashkiak nuk bën detyrën e tij. Thonë vetëm, “e kemi diskutuar” dhe pyetja direkte që i bëra kryetares në detyrë ishte: “Okej, e keni diskutuar, po ku është përfundimi?”

Në 6 muaj vetëm gjysma e investimeve është kryer në Tiranë, ndërkohë taksat e gjobat na merren, futet dora thellë në xhep, ndërkohë që për investimet kanë justifikime: “jo po pati një problem”. Por si pati problem? 90% e buxhetit të Bashkisë me problem? Kjo është Bashkia e Tiranës, dhe këta kanë frikë të ecin para me investimet, e ne e kemi të qartë se çfarë po ndodh aty brenda”, tha Alimehmeti.

About Redaksia

Check Also

Ish-deputeti i PS shton akuzat: Rama është një rast klinik

Ish-deputeti i PS, Nazmir Bilani ka hedhur akuza ndaj Edi Ramës. Me anë të një …