Zjarri në Delvinë del nga kontrollit! Digjen 11 shtëpi dhe një kishë, 5 të lënduar

Zjarri në Delvinë ka dalë jashtë kontrollit, teksa pas shkrumbimit të dhjetërave hektarëve, disa persona kanë mbetur të lënduar nga flakët.

Deri tani 5 persona janë paraqitur në Shërbimin e Urgjencës së Delvinës, ku janë trajtuar për djegie të shkallëve të ndryshme dhe problemeve shëndetësore të shkaktuara si pasojë e asfiksimit.

Dy raste u dërguan drejt spitalit të Sarandës.

Ndësa sa i përket dëmeve nga zjarri, flakët të favorizuara nga era e fortë, kanë përfshirë 11 shtëpi dhe kanë shkrumbuar kishën 200-vjeçare të Shën Dhimitrit, një monument kulture i kategorisë së parë.

Për frenimin e përhapjes së flakëve janë angazhuar edhe dy helikopterë, të cilët kanë operuar nga ajri që prej ditës së enjte.

Ndërsa pas urdhrit të autoriteteve nisen evakuimet e fshatrave Palavli, Vergo dhe Kopaçëz të Bashkisë Delvinë, pasi zjarret kanë marrë përmasa të mëdha, duke djegur sipërfaqe të tëra toke, shtëpi e madje dhe një kishë shekullore.

About Redaksia

Check Also

Protestuesja humb ndjenjat në tubimin para Ministrisë së Arsimit

Një protestuese ka rënë pa ndjenja gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit, …