Berisha: Nderim dhe mirënjohje për Ish-zëvendëskryeministrin Abdyl Xhaja

Kryetari i PD, Sali Berisha ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-zëvendëskryeministrit, Abdyl Xhaja, i cili dje u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare.

Berisha shkruan se, si ministër dhe zëvendëskryeministër ai përmbushi me përkushtim, nder dhe dinjitet misionin e tij dhe dha një kontribut të çmuar në reformat e transformimit të ekonomisë shtetërore të falimentuar socialiste në ekonominë e tregut të lirë. Abdyl Xhaja ishte një qytetar, prind, bashkëshort shembullor.

Postimi

Nderim për Ish Zv. Kryeministrin Abdyl Xhaja

Të dashur miq, ish zëvendës kryeministri dhe ministër për industrinë, energjitikën dhe burimet minerale në qeverinë e parë të Partisë Demokratike mbylli sytë përgjithmonë. Abdyl Xhaja, intelektual ekonomist, u bashkua me lëvizjen demokratike në fillimet e saj dhe përfaqësoi i kandiduar nga PD qytetarët e Elbasanit në parlamentin e vendit.

Si ministër dhe zëvendës kryeministër ai përmbushi me përkushtim, nder dhe dinjitet misionin e tij dhe dha një kontribut të çmuar në reformat e transformimit të ekonomisë shtetërore të falimentuar socialiste në ekonominë e tregut të lirë.

Abdyl Xhaja ishte një qytetar, prind, bashkëshort shembullor. Duke shprehur mirënjohjen time të thellë për kontributin e tij të çmuar dhe bashkëpunimin që kemi pasur, i shpreh familjes së të ndjerit Abdyl Xhaja, të afërmve dhe miqve të tij ngushëllimet e mia më të ndjera dhe lutem Zotit së bashku me ta që shpirti i tij i mirë të gjejë paqen e merituar. Amin. #sb

About Redaksia

Check Also

Krimi/ Daniel Shima kishte kërkuar mbrojtje nga shteti pas kërcënimeve, por…

Rrëmbimi i ish-zyrtarit të lartë të AKSHI-t mesditën e sotme ka ngritur dyshime dhe pikëpyetje …