Vasili: Halli i vetëm i Ramës Pallati i Kongreseve, jo shuarja e zjarreve nëpër Shqipëri!

Deputeti Petrit Vasili ka denoncuar ashpër qeverinë, duke theksuar se në vend që të merret seriozisht me zjarret që po shkatërrojnë Shqipërinë, halli i tyre i vetëm është Pallati i Kongreseve.
Vasili shkruan se, ndërsa pyjet dhe shtëpitë digjen, Edi Rama hesht dhe merret vetëm me ndërtimet dhe pastrimin e parave, duke lënë njerëzit të pambrojtur dhe vendin në flakë.

Postimi
Këta kanë hall Pallatin e Kongreseve, jo të shuajnë zjarret nëpër Shqipëri!
Vatrat e zjarrit s’kanë të numëruar anë e mbanë vendit, duke rrezikuar jetën e njerëzve dhe duke shkretuar banesa, pyje, kullota në sipërfaqe të gjera.
Në një shtet me qeveri normale, kryefjala do të ishte përballimi i kësaj situate emergjente që ka javë të tëra që vazhdon, por jo, këta kanë Pallatin e Kongreseve.
Asnjë fjalë nuk thotë Edi Rama, medemek kryeministër i vendit, për zjarret, por flet për çadrat dhe rrëqet e dyqaneve buzë rrugës.
Meraku i vetëm janë firmosja e kullave për ndërtime në Tiranë dhe bëma më fund rrembimi i Pallatit të Kongreseve.
Pastrimi i parave, interesat okulte financiare të mafies së ndërtimit dhe tjetërsoimi i çdo prone në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë, ky është prioriteti i vetëm i kësaj qeverie të degraduar dhe të kapur për fyti.
Shqipëria në flakë dhe këta bëjnë aheng me lekët dhe pronat e shqiptarëve.
Edi Rama, ky llafazan i palodhur, që flet për inspektor digital, Theth, AKU e satelitë, nuk gjen asnjë fjalë të vetme për zjarret.
Rama, në vend që të pajisë zjarrfikësit me mjete pune dhe ndërhyrjeje për shuarjen e zjarrit, i ka lënë me fshesa dhe me lopata, pa veshje, por që ta shuajnë zjarrin të veshur me kanotiere ku edhe dëmtohen e rrezikojnë jetën.
Pallati i Kongreseve dhe potenciali i pastrimit të parave atje, ky është prioriteti i vetëm i Ramës, ndërsa Shqipërisë le t’i shkulet kulmi e le të bëhet hi kryq e themel.
Çdo shqiptar sot është i pambrojtur dhe i pambështetur nga qeveria, megjithëse taksat ia marrin një për një.
Në mes të verës kjo qeveri hajdutësh rrit taksat, megjithëse nuk ofron as më të voglin shërbim.
Shqipëria thahet për ujë, megjithëse kanë dyfishuar çmimin e ujit.
Por këta rrisin çmimet e referencës së banesave dhe plot taksa të tjera, ndërkohë që infrastruktura dhe shërbimet janë më beterr se kurrë.
Pallati i Kongreseve është i vetmi hall për këta dhe jo zjarret.

About Redaksia

Check Also

Ironia e gazetarit me Ramën: Kryetari i Këshillit Shkencor ka nevojë për njohuri elementare…

Gazetari Gjergj Erebara ka komentuar sulmin e sotëm të Edi Ramës ndaj gjyqtarit Hazbi Balliu …