Vendi i përfshirë nga flakët, 29 vatra zjarri në 24 orë, 13 ende aktive

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ku 13 prej tyre mbeten ende aktive, ndërsa 6 të tjera janë në monitorim.

Zjarret janë përhapur në bashkitë Dibër, Mat, Bulqizë, Vlorë, Delvinë, Selenicë, Elbasan, Peqin, Dimal, Poliçan, Skrapar, Gjirokastër, Korçë, Devoll, Maliq, Pogradec, Tiranë, Fier dhe Kukës.

Në Delvinë, flakët në lartësitë mbi fshatin Kalasë kanë rrezikuar banesat. Janë përfshirë nga tymi pesë banorë dhe është djegur shefi i Komisariatit të Delvinës, Agim Troci. Zjarri ka përshkuar 10 shtëpi dhe mbetet aktiv.

Në Parkun Kombëtar të Lurës, zjarri ka përfshirë mbi 350 hektarë. Flakët janë përhapur edhe në zona të tjera si Zall Gjoçaj në Mat dhe Krajkë në Bulqizë, duke rrezikuar disa banesa.

Në Grykën e Motinës, Dragobi (Kukës), në Skërficë (Gjirokastër), në fshatrat e Selenicës, Pogradecit, Dimalit dhe Konisbaltë, vatrat janë ende aktive.

Deri tani janë djegur mbi 450 hektarë me pyje, bimësi, ullinj dhe pemë frutore.

About Redaksia

Check Also

Ironia e gazetarit me Ramën: Kryetari i Këshillit Shkencor ka nevojë për njohuri elementare…

Gazetari Gjergj Erebara ka komentuar sulmin e sotëm të Edi Ramës ndaj gjyqtarit Hazbi Balliu …