Zjarri në Shashicë të Vlorës, flakët po i afrohen banesave

Pavarësisht se në majën e malit Shashicë sipër Vlorës pati ndërhyrje nga toka dhe ajri, flakët ende nuk janë vendosur nën kontroll, por po përhapen edhe më shumë.

Flakët po i afrohen më tepër shtëpive të banuara të Kaninës, duke e bërë të rrezikshme situatën.

Ndërkohë, territori i djegur prej tyre është shtuar edhe më tepër. Ndërhyrja nga ajri është ndalur për shkak të errësirës. Flakët në terren po luftohen me forcat zjarrfikëse të Vlorës, të cilët pavarësisht punës së palodhur nuk po ia dalin dot t’i vendosin nën kontroll.

Ndërkohë, shtëllungat e tymit kanë mbuluar në total bregdetin e Vlorës.

About Redaksia

Check Also

Benet Beci zhvat 270 milionë edhe nga buka e fëmijëve të Shkodrës

Një tjetër aferë e rëndë financiare është zbuluar në Bashkinë Shkodër të drejtuar nga Benet …