Çmenduritë e Kodit “Rama”: Kush komenton vendimet e drejtësisë do dënohet me burg!

Ministria e Drejtësisë ka publikuar një draft për Kodin e Ri Penal ku parashikohen të ndodhin një sërë ndryshimesh ligjore. Ndër risitë e publikuara më herët nga ZËRI, një element tjetër është zbardhur nga dokumenti, ku këtë herë në listën e dënimeve është shtuar edhe një vepër penale ndaj Gjykatës.

Konkretisht në draft thuhet se kush bën ose publikon komente ku synohet të ndikohet Gjykata në marrjen e vendimit do të dënohet me gjobë dhe burg.

Në nenin për ndikimin e pavarësisë së Gjykatës konkretisht, thuhet se publikimi i komenteve me qëllim shtrembërimin e cilësisë së provava apo për të krijuar pabesueshmëri në publik, për të ndikuar apo favorizuar persona të veçantë para se të jetë dhënë një vendim gjyqësor, do të dënohet me gjobë ose me burgim der në tre vjet.

KODI i ri PENAL- Burg, kush komenton ose publikon për të ndikuar

About Krye Redaktor

Check Also

Shifra dramatike/ Berisha: Çmimet e ushqimeve në Shqiperi, 118% më të larta se në vendet e BE

Kryetari i PD, Berisha deklaroi sot se çmimet e ushqimeve në Shqiopëri janë 118% më …