17 kulla mbi liqen dhe një njeri me kartelë tek lejet e ndërtimit

Një njeri me kartelë ka marrë në dorë të gjitha lejet e ndërtimit. Qëllimi i tij është përçudnimi i Shqipërisë dhe kryeqytetit duke kryer një masakër urbane kufo.

Epidemia e kullave shumëkatëshe tashmë është shtrirë edhe në periferinë e Tiranës, duke prekur edhe ato pak zona që i kishin shpëtuar ndërtimeve të larta. Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e ndërtimit për një kompleks rezidencial të quajtur Albora’s Lake, i cili parashikon ndërtimin e 17 kullave të larta në afërsi të Liqenin e Farkës. Kompania ndërtuese është Lion Construction në pronësi të Bardhjus Bushaj dhe Erion Gina.

Marrëzia nuk njeh fund/ Rama ngul 17 kulla 30 katëshe në liqeninKapitali ka mundur të sigurojë maketin e kompleksit. Siç duket qartë nga fotot bëhet fjalë për një batërdi mjedisore në shkallë industriale, e cila betonizon masivisht zonën e Liqenit të Farkës.

Marrëzia nuk njeh fund/ Rama ngul 17 kulla 30 katëshe në liqenin

Ky është ndoshta një nga projektet më të mëdha të ndërtimit që është miratuar ndonjëherë në Tiranë, përmasat e të cilit do të ishin të jashtëzakonshme edhe për qytete me miliona banorë, disa herë më të mëdhenj se Tirana.

Marrëzia nuk njeh fund/ Rama ngul 17 kulla 30 katëshe në liqenin

Sipas lejes së ndërtimit, kompleksi do të ketë funksion të përzier me rezidencë banimi, hoteleri dhe shërbime. Lion Construction është kompania, e cila ka ndërtuar godinën e famshme Lion Residence, në hyrje të parkut të Liqenit Artificial. Ndërkohë që kompania ka marrë leje ndërtimi për disa kulla të larta në Tiranë.

About Redaksia

Check Also

PD i drejtohet GJK: Mazhoranca po cënon të drejtën kushtetuese të opozitës për kontroll parlamentar

Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar refuzimin e mazhorancës për …