Berisha: PD do ta denoncojë në institucionet e BE-së Kodin e narkoshtetit! KE nuk mund të mbështesë një Kod të tillë!

Kryetari i PD, Sali Berisha e cilësoi kodin penal të ri si “Kodin e narkoshtetit” dhe theksoi se Partia Demokratike do ta denoncojë në institucionet e Bashkimit Europian.

Ai shprehu besimin se asnjë institucion demokratik, përfshirë Komisionin Europian, nuk mund ta mbështesë një kod të tillë, i cili, sipas tij, mbron zyrtarët e korruptuar, ndëshkon qytetarët dhe shkel lirinë e fjalës, opozitën dhe të drejtat e protestës.

“Unë kam besim se asnjë institucion demokratik nuk do të pranojë këtë Kod dhe ju siguroj se opozita, e tëra, do të hedhë dritë Kodin e narkoshtetit në të gjitha institucionet kryesore ndërkombëtare.

Nuk besoj kurrë se Komisioni Europian, mund të përligjë, nuk mund të mbështesë një Kod të tillë, i cili thashë dhe njëherë, mbron zyrtarët, ndëshkon qytetarët, është një satër për fjalën e lirë, për opozitën, për protestën dhe për të gjitha”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nga SPAK te fitimi i tenderave/ Del në skenë oligarku i ri që po “mund” peshkaqenët e AKSHI-t

Një emër i ri po qarkullon në fitimin e tenderave në fushën e teknologjisë së …