Berisha shpërndan fotot e “Reuters”: Kjo është Delvina shkrumb e hi! Dronët e Ramaduros me vakanca!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me situatën skandaloze me zjarret në Shqipëri, ku sipërfaqe të tëra janë djegur nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim përgjatë javëve të fundit.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha ka shpërndarë pamjet e Delvinës të shkrumbuar pas zjarreve prej ditësh të publikuara nga prestigjozia botërore Reuter.

“Kjo është Delvina shkrumb e hi pas zjarreve sipas droneve të Reuters. Dronet e Ramaduros janë me vakanca! Krim i rëndë!”, shkruan Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

2500 euro çdo polici për të dhunuar rininë/ Reagimi i Kedhit për vendimin e Ramës

Deklarata e nënkryetarit të PD, Nikola Kedhi: Sot Edi Rama u tha policëve të Shqipërisë …