Dumani merr Brunildën e Vettingut këshilltare në SPAK për Vettingun!

Nga Elton QYNO

Brunilda Bekteshi, ish-komisionerja që shërbeu për 7 vite me rradhë si pjesë e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, tashmë ka marë një detyrë të re, duke u bërë Këshilltare Ligjore e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme SPAK, Altin Dumani.

Vendimi i emërimit të Bekteshit në këtë pozicion është marë pak ditë më parë nga titullari i institucionit, i cili i ka besuar postin e Këshilltares Ligjore.

“Ora News” ka mësuar se Brunilda Bekteshi do shërbejë në SPAK si këshilltare ligjore për pjesën verifikuese dhe këshilluese lidhur me procesin e “Vettingut”.

Tashmë dihet që pas shkrirjes së Komisionerit Publik, atributet e tij i ka marë titullari i SPAK, Altin Dumani, i cili përfaqëson praktikat e prokurorëve dhe gjyqtarëve të Apeluar në Komisionin e Posaçëm të Apelimit.

Pas këtij gradimi, Dumani, pse jo mund të këshillohet dhe me ish-komisioneren e “Vettingut”, Brunilda Bekteshi, lidhur me analizimet e rasteve të prokurorëve dhe gjyqtarëve që janë në shqyrtim e sipër pranë Komisionit të Posaçëm të Apelimit.

Lëvizja e kryeprokurit të SPAK për emërimin e Brunilda Bekteshit në këtë institucion, vjen në një fazë të “turbullt” brenda rradhëve të trupës së prokurorëve.

Kjo për shkak edhe të fazës përfundimtare të Garës, për kreun e ri të BKH-së por edhe për “ethet” që kanë nisur lidhur me emrat e kandidatëve që do shpalosin platformat e tyre në KLP, për të bërë drejtues të SPAK.

Ndërkohë një javë më parë, Dumani vendosi ti heqë të gjitha “Yjet”, ish-shefit të tij, Arben Kraja, duke e shkarkuar atë nga posti i Drejtorit të Zyrës së Marëdhënie me Jashtë në SPAK.

Shumë shpejt, Kraja, u zëvendësua brenda ditës me prokuroren Dorina Bejko dhe vendin e saj si prokuror i thjeshtë pranë sektorit të krimit ekonomik, e zuri Arben Kraja.

Një rënie e lirë nga maja në fund, që ndodhi brenda ditës, vetëm për faktin se mes Krajës dhe Dumanit pati një përplasje preferencash mbi lokalizimin për Drejtor të BKH-së të dy emrave të oficerëve, Elton Kërluku dhe Joni Keta.

About Redaksia

Check Also

“Kushtetuesja fasadë e regjimit”/ Deklarata e Kryetares që e bëri Ramën të largohet

“Doja ta nisja fjalën time duke thënë se një Gjykatë Kushtetuese që nuk guxon është …