“Shtetin” e rrugaçëve e ndal veç “rruga”…

Nga Gent STRAZIMIRI

Vagabond,

Mos e përjashto nga policia këtë vagabondin e vogël, të paktën jo për këtë rast, se ky rast “u zgjidh”!

Një më shumë a një më pak si ky tek kjo “policia” e tek ky “shteti” yt, as ulin e as ngrenë gjë në kandar…

As mos ia dorëzo gjykatës për “drejtësi” se dhe “drejtësia u bë”… në spital!

U bë me një akt rrugaçëror, me karrige kokës, mu në vendngjarje, menjëherë, pa vonesë, madje me një “efektivitet” e përkrahje mbarëpopullore që rrallë herë më parë e ka patur… një akt rrugaçëror…

Në këtë “shtetin” ku i pari i qeverisë të tregon “Noc Rrokun” (?!) e, ngre gishtin e mesit në sy të fëmijëve, madje gjatë ceremonisë së ndezjes së dritave në pemën e Krishtlindjeve (?!), polici, “shteti”, normal që të shan me nënë e me motër, si në Theth, apo të rreh fëmijën që punon në pushimet e verës e nuk pushon, për të mbledhur para që të vazhdojë shkollën…

Ky është “shteti” yt, dhe nuk të bën fajde distancimi prej rastit të Vlorës, sado “jakobinist” të jetë ndëshkimi i premtuar…

Ky rrugaçi tjetër që të ka rrahur këtë vagabondin tënd “shtetëror”, është bërë heroi i njerëzve;

duam s’duam u ka dhënë njerëzve dhe shembullin se si “bëhet drejtësia” e gjehet e drejta me këtë “shtetin” që ke bërë, e që drejton ti…

Dua të them që po të vjen radha;

që atë që kam 12 vjet që s’po e bëj dot unë me votë, politikë, fjalime, e me betëjë në institucione, do e bëjë mileti vetë… siç di ai…

Se kur shteti, domethënë qeveria, parlamenti, policia, prokuroria, gjykata është në dorë të vagabondëve, “dialogu”, e kësisoj “drejtësia”, vendoset veç mes, e përmes rrugaçësh…

Është ai procesi që kur mbyllet me sukses, e quajnë “revolucion”… … dhe zakonisht me sukses mbyllet !!

#ngehuni_dhe_bjeruni

About Redaksia

Check Also

“Rama në samitin e kokainës”!

Nga Basir ÇOLLAKU Edi Rama në Samitin e Kokainës në vitin 2019?! Zaret janë hedhur Luftë …