Berisha: Terroristët politikë përdorën punësimet në administratë përkundrejt votave!

Kryetari i PD, Sali Berisha vazhdon me denoncimin e skandalit nga “laptopi i Ballukut”: Terroristët politikë përdorën punësimet në administratë përkundrejt votave.
Në një akuzë të fortë, ai përshkruan sesi “policia politike” në Fier ka shfrytëzuar premtime dhe miklime për të detyruar qytetarët të japin votën në këmbim të vendeve të punës në institucione publike. Nga sanitaret e pastruese të shkollave, te punonjësit e kopshtit dhe çerdheve, lista e premtimeve të pambajtura dhe presioneve politike është e pafundme.
“Aa tani, këta terroristë politikë, kjo polici politike përdorin premtimet, miklime.
Për dy vjet pension, kërkon sanitare.
Shikoni si lozin me hallet e njerëzve. Urdhëroni votën tani.
Kërkon të ndryshojë punën se është i pakënaqur.
Kërkon pastruese shkolle nëse është mundësia.
Tjetra. E kanë hequr nga puna në bashki.
I është premtuar zgjedhjet e kaluara nga kryetari dhe nuk i është zgjidhur problemi i punësimit.
Kërkon punë në çfarëdolloj pune që ka në bashki. Por në bashki.
Ka bërë kurs për grafik dizajn.
Këta fushatën e kanë fushatë punësimesh.
Është anëtar përfaqësues i një fisi me 21 votues.
I është premtuar më parë punësim në kopsht dhe çerdhe dhe kjo sjellje ka sjellë distancimin. Kërkon në gjelbërim. Ja ku zbresin këta.
Kërkon në kopshtin numër 2.
Punësim i Brunildës pasi e kanë gënjyer shumë për punësim.
Kërkon sanitare në bashki.
Shitës ambulant ka punuar, kërkon të punësohet në çfarëdo lloj pune.
Kërkon të punësohet sanitare.
Kërkon të punësohet roje në bashki.
Mund t’u sillja këtu me qindra, mijëra.
Janë të gjitha këto përmbajtje e laptopit kriminal të Lubi Ballukut. Thonë se janë marrë aty, se Fierin vetëm ajo e kishte.
Kam shumë, por nuk doja të konsumoja kohën e qytetarëve dhe kohën tuaj.
Por lista e tyre është e pafundme.
Albpetroli i tëri.
Është një tjetër. Ajo ku burgu nga i pari tek i fundit PS.
Nga i pari tek i fundit punonjës i burgut.
Siç e shihni kemi të bëjmë me një kriminalizim elektoral jashtë çdo lloj përmase. Një aspekt tjetër i shëmtuar i narkoshtetit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Vjedhjet që kalojnë nga Turqia/ Pacolli: Mesazhi që biznesmeni turk mori nga Presidenca e Erdogan

E njëjta skemë si në rastin e Tunelit të Llogarasë ashtu edhe në Aeroportin e …