Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka depozituar një kërkesë tjetër në SPAK ku është kërkuar vendosja e masës së sekuestros preventive mbi tenderin e ndërtimit të teatrit. Tender ky që është bërë nga Bashkia Tiranë.
Avokatja Adriana Kalaja ka deklaruar para SPAK-ut se, gjithë kjo procedurë është e paligjshme dhe rëndon xhepat e qytetarëve të Tiranës.
Kalaja tha se, çështjes së Tetarit Kombëtar do t’i shkojmë deri në fund dhe në sheshin e Teatrit do ndërtohet Teatri ashtu siç ishte ne projektin e vitit 1938.
“Është një tender i zhvilluar për teatrin e ri në tetor të vitit 2022. Sot ky tender kap vlerën e 22 milionë eurove dhe në asnjë moment, ne as edhe publiku nuk ka informacion, qoftë nga pikëpamja teknike se deri në çfarë faze punimesh të teatrit kombëtar do të përballojë vlera 22 milonë dhe kush është vlera tjetër e përfundimit, gjoja të punimeve të teatrit. Se siç e kemi deklaruar dhe koha na ka thënë të drejtë aty nuk do të ketë teatër. Aty do të ketë një qendër multifunksionale e cila do jete thjesht një qendër tregtare. Pra në asnjë moment nuk do të ketë një teatër të mirëfilltë për Tiranën dhe fatkeqësisht Tirana pas 5 viteve është i vetmi kryeqytet në botë pa një teatër.
Ndërkohë për ta lehtësuar sadopak punën e SPAK dhe të Olsi Dados dhe Altin Dumanit, kemi bërë një rezyme të qartë se si tenderi megjithëse u “fitua” në mënyrë korruptive pasi tenderi në informacionet që ne kemi brenda bashkisë së Tiranës është përfituar pra në mënyrë korruptive nga shoqëria Agikons. Çuditërisht në dhjetor të 2022 siç e keni bërë edhe ju publike, aty fillojnë punimet tek, sheshi i Teatrit Kombëtar dhe pastaj dhe në Qershor të 2023 bie leja e ndërtimit. Pra mbas 6 muajsh që kishin filluar punimet. Në zbatim të këtij tenderi bashkia e Tiranës nxjerr lejen e ndërtimit që minimalisht për prokurorin Edvin Kondili jemi përpara veprës së ndërtimit pa leje.
Meqenëse sot edhe kryeministri e ka shumë merak këtë pjesën e zaptimit të territoreve të ndërtimeve pa leje. Dhe me këtë rast unë i bëj thirrje që të shkojë pak tek sheshi i Teatrit Kombëtar dhe të shikojë se ai vetë me VKM e firmosura nga zëvendësja e tij ose Bela mafia ka zënë të gjithë trotuaret dhe gjithë pronën publike që shkon në afërsi me zyrën e Ministrit të Brendshëm. Ose mjafton që Ministri i Brendshëm të dalë në dritare e të shikojë se çfarë është bërë me hapësirën publike tek sheshi i tetarit Kombëtar. Ndërkohë që kërkesa e sotme ka edhe një objekt tjetër që është vendosja e masës së sekuestros preventive mbi këtë tender pasi ne e çmojmë shumë të rëndësishëm pasi agravimi i veprës penale do të pengohej.
Çështjes së Tetarit Kombëtar do t’i shkojmë deri në fund. Dhe sheshin e Teatrit do ndërtohet Teatari ashtu sië ishte ne projektin e vitit 1938”, tha Kalaja.
Gazeta RD