Berisha: Ndikimi në votat e diasporës ka qenë i jashtëzakonshëm! Lubi Balluku doli me rezultate njësoj si Asadi

Kryetari i PD, Sali Berisha nga selia blu në konferencën javore me gazetarët, teksa është ndalur në atë që demokratët e cilësojnë farsë elektorale, tha se ndikimi në votat e diasporës ka qenë i jashtëzakonshëm.

Duke folur mbi masakrën elektorale, Berisha hoqi paralele mes ish diktatorit sirian Bashar Al Assad dhe Belinda Balluku, për sa i përket rezultatit zgjedhor që drejtuesja politike e PS mori në Qarkun e Fierit.

Ai tha se, këta janë armiq të votës së lirë të votës së shqiptarëve që punojnë në vende të lira dhe i paguan apo nuk i paguan Partia Socialiste, unë mendoj se ka një pagë për ta, por kjo duhet vërtetuar.

Ndikimi i tyre në diasporë ka qenë i barabartë pothuaj me ndikimin e Asadit. Narkodiktatori i Sirisë kishte rezultate 95%. Në Fier, Lubi Balluku me votat e diasporës arrin në 92%. Pra mbetet vetëm 3 pikë ndën Asadin e Sirisë.

Nuk është vetëm efekti patronazhist këtu.

Këtu siç patë ju, është efekti sepse janë përjashtuar zgjedhësit nga dorëzimi i votës.

Votat janë dorëzuar në qendra që janë mbushur pa shkuar tek zgjedhësit. Pra kompleksi i ndikimit në votat e diasporës ka qenë i jashtëzakonshëm.

Ka arritur votimi 92 apo 93% të votuesve në rrethin e Fierit për partinë e krimit…

…Këta janë armiq të votës së lirë të votës së shqiptarëve që punojnë në vende të lira dhe i paguan apo nuk i paguan Partia Socialiste, unë mendoj se ka një pagë për ta, por kjo duhet vërtetuar.

Por përveç këtyre, janë dërguar persona nga Fieri, nga Albpetrol. Janë drejtorë të ndryshëm të cilët janë marrë javë të tëra, jo vetëm me bindjen e njerëzve, por me mbushjen e votave që kanë ardhur”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

Vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten korridore të rëndësishme në Evropë për trafikimin e drogës dhe …