Berisha: Dumani po mbron Irenën me 5 mbiemra për krimet e saj, i ka hapur çështje penale pa emër për të shpikur ndonjë trillim

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në konferencën për shtyp se, Altin Dumani e ka marrë në mbrojtje Irenën me 5 mbiemra për krimet e saj, edhe pse ka dijeni për krimet e kësaj të fundit.

Ai tha se, një veprim i tillë nga ana e kreut të SPAK, Altin Dumani bëhet me qëllimin e vetëm, trillimin e një dosjeje penale pa emër, si e vetmja mënyrë për ta shpëtuar nga ndjekja penale.

“Por unë meqenëse ai sot deklaroi se po hetohet për fakte të tjera penale, ai keqpërdoret në shkallë ekstreme, siç po bën me Irenën me 5 mbiemra, të cilën për ta mbrojtur nga krimet e saj, i hap çështje penale pa emër në mënyrë që të thotë po hetoj dhe të na dalë nesër se dikush ia ka grabitur pasaportën Irenës dhe ka shkuar në Janinë dhe është dënuar me burg personi që i ka grabitur… ose ndonjë tjetër, ndonjë trillim.

Pra, hapja e çështjes pa emër për Irena Gjokën në një kohë kur ajo ka 3 vepra penale, ka mashtruar në formularin e vetingut, ka mashtruar në formularin e dekriminalizimit, ka fshehur burgun për të cilën ajo nuk do mund të ishte kurrë gjykatëse, por duhej të ishte në burg.

Natyrisht e thashë edhe njëherë, e vërteta vonon, por nuk harron”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Asnjë pjesmarrje/ Familja e heroit Adem Jashari bojkotoi protestën e Ramës për Thaçin në Tiranë

Gani GECI Sikur sot, në ballë të protestës në Tiranë, të printe Rifat Jashari, sigurisht …