Dumani merr në mbrojtje Irenën me 5 mbiemra

Kreu i SPAK, Altin Dumani i doli në mbrojtje sot Irena Gjokës, duke konfirmuar se ka nisur një procedim penal ndaj saj, por pa emër.

Para disa ditësh, kreu i opozitës shqiptare, Sali Berisha, denoncoi skandalin e nisjes së një procedimi pa emër.

Ndërkohë që opozita ka depozituar dokumente të pakundërshtueshme për krimet e Irena Gjokës, Dumani tha se regjistrimi është bërë pa emër për shkak se duhet provuar fakti penal.

Dumani mashtroi hapur kur tha se, fakti i kallëzuar nuk është zhvilluar në Shqipëri, ndërkohë që krimi i Irena Gjokës është konsumuar edhe në Shqipëri.

“Është regjistruar një procedim penal pa emër. I kemi kthyer përgjigje zonjës Adriana Kalaja. Regjistrimi është bërë pa emër se duhet të provosh faktin penal. Fakti i kallëzuar nuk është zhvilluar në Shqipëri. Duhet të provojmë ekzistencën e faktit penal ku futen në lojë edhe komunikimet me institucionet e tjera”, tha Dumani.

About Redaksia

Check Also

“Kushtetuesja fasadë e regjimit”/ Deklarata e Kryetares që e bëri Ramën të largohet

“Doja ta nisja fjalën time duke thënë se një Gjykatë Kushtetuese që nuk guxon është …