Garantët Italianë vizitojnë qendrën e Gjadrit: Transferimi i migrantëve nuk është i justifikuar!

Nga Alba KEPI

“Numri jashtëzakonisht i kufizuar i personave aktualisht të pranishëm në Qendrën e qëndrimit për riatdhesim (Cpr), vetëm 27, së bashku me disponueshmërinë e vendeve në Qendrat e vendosura në territorin kombëtar, e bën të pajustifikuar transferimin e këtyre personave në Shqipëri.

Edhe pse kemi mundur të konstatojmë se burimet njerëzore, profesionale dhe financiare në dispozicion të entit menaxhues, për momentin lejojnë një trajtim të përshtatshëm të personave të ndaluar.

Natyrisht, ekzistojnë vështirësi në marrëdhëniet me familjarët dhe përfaqësuesit ligjorë për shkak të vendndodhjes së Qendrës në territorin shqiptar, si dhe rreziqe të mundshme për ndihmën shëndetësore, nëse ajo që ofrohet brenda Qendrës nuk do të jetë e mjaftueshme. Mungon, për më tepër, çdo mundësi aktiviteti gjatë ditëve të gjata brenda Cpr-së.”

Kështu u shprehën Garanti i personave të nënshtruar ndaj masave kufizuese të lirisë personale të Rajonit të Lazios, Stefano Anastasìa, dhe Garantja e personave të privuar nga l’aria personale të Bashkisë së Romës, Valentina Calderone, në përfundim të vizitës së tyre të parë në Qendrën e qëndrimit për riatdhesim (Cpr) dhe në burgun e Gjadrit në Shqipëri, për të vëzhguar flukset, hapësirat, shërbimet, procedurat dhe për të zhvilluar biseda personale me të ndaluarit në strukturë.

Qendra e Gjadrit ndodhet nën përgjegjësinë e Prefekturës së Romës, dhe kjo sjell kompetencë territoriale të Garantoëve për të ndaluarit e Rajonit të Lazios dhe të Bashkisë së Romës. Ata u pritën nga drejtuesit e Policisë së Shtetit, Stefano Silvestris dhe Alessandro Zanzi, nga drejtoresha e përkohshme e sektorit të emigracionit, Anna Sbardella, nga drejtori i entit menaxhues të Cpr-së, Medihospes, Ëalter Balice, dhe zëvendësdrejtori Claudio Collu, të cilët mundësuan një analizë të thelluar të situatës.

Garantët u takuan gjithashtu me drejtoreshën e seksionit të brendshëm penal, Teresa Mascolo, dhe vizituan strukturën, e cila deri më tani nuk është përdorur, por që mund të strehojë deri në 24 të burgosur, të destinuar për ata që do të arrestoheshin për vepra të kryera brenda qendrës së Gjadrit.

Qendra e Qëndrimit për Riatdhesim në Gjadër përfshin 144 vende të rregullta, me një kapacitet prej 96 vendesh të disponueshme deri sot.

Aktualisht është e papërdorur pjesa e strukturës e dedikuar për azilkërkuesit.

Image

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Edi Rama vendosi të vazhdojë traditën për t’iu fshehur përballjes, për t’i ikur llogaridhënies!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka folur pwr diskutimet në mbledhjen e …