Shpifja nga mediat pranë qeverisë/ Reagon Berisha: Përgjigje SHOQ dhe Kreshnik Ryshfetit!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar ndaj një lajmi të rremë të publikuar nga mediat pranë pushtetit se, “familja Berisha po ndërton në periferi të Tiranës 140 vila”.

Berisha e ka cilësuar lajmin një gënjeshtër me stampë të shërbëtorëve mediatikë të Edi Ramës, si Bolino, Doçi, Ymer Çorapja (Mero Baze) dhe portalit JOQ, të cilin e quan, “portali i Kreshnik Ryshfetit”.

Reagimi

Duke u rrjeshtuar me serinë e gënjeshtrave stampë të Bolinos, Doçit dhe Ymer Çorapes, portali JOQ, që i takon të ndërrojë emrin në SHOQ ( Shpifja Osht Qejf) dhe portali i Kreshnik Ryshfetit, për llogari të Edi Ramës dhe karteleve të drogës, kanë hapur me gërma të mëdha lajmin se ‘Familja e Sali Berishës po ndërton 140 vila’.

Ky është një mashtrim publik i turpshëm pa asnjë bazë, i horrave të paguar në funksion dhe për zbatimin e porosive të Edi Ramës dhe për interesa të karteleve të drogës!

Sipas këtyre lëpirësve të Edi Ramës, fajin e ka Saliu, dhe se Edi Rama për të pasuruar Saliun, po kafshon parqet kombëtare duke dhunuar ligje dhe Kushtetutë dhe kthyer Tiranën në kryeqytetin e mafjes së betonit në Europë.

Kujtojmë gjithashtu se më herët ka reaguar edhe Jamarbër Malltezi, i cili i ka sfisuar këto media të provojnë në gjykatë trillimet e tyre, duke nënkuëtuar se do t’i padisë për shpifje.

About Redaksia

Check Also

Akil Pano: Ligji i gjinisë së shumëfishtë, një turp i ekstremit të majtë në Shqipëri!

Pastori Akil Pano, në fjalën e tij në protestën e zhvilluar këtë të shtunë miratimin …