CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

Rama dhe Veliaj pronarët e vërtetë të inceneratorit fantazmë, Këlliçi: Përse nuk hetohet roli i tyre nga prokurori Prençi?

DEKLARATË PËR MEDIA NGA DEPUTETI I ZGJEDHUR I PD, BELIND KËLLIÇI

Të nderuar qytetarë,

Kompania MEG Albania është ajo e cila mori në administrim landfillin e Sharrës, menjëherë pas vdekjes tragjike të minorenit Ardit Gjoklaj. Më pas kjo kompani themeloi edhe kompaninë tjetër Eco Recycling sëbashku me kompaninë Eco Tirana, e themeluar nga Bashkia Tiranë dhe famozja Amia Verona, e hetuar në Itali për lidhje me Ndranghettën.

Në fund të këtyre transaksioneve hyri në lojë edhe kompania e Inceneratorit të Tiranës, me bekimin e plotë të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Pyetja që i drejtoj për të disatën herë Prokurorit të kësaj dosje, Dritan Prençi është: Përse nuk hetohet roli i dy pronarëve faktikë të Inceneratorit të Tiranës, përkatësisht Edi Ramës dhe Erion Veliajt, në këtë aferë korruptive?

Nëse prokurori Dritan Prençi, nuk është ‘qartësuar’ deri tani nga provat e depozituara në SPAK nga ana ime, atëherë sot ka detyrimin ligjor të administrojë provat e reja dhe dëshminë e shtetasit Erald Ismaili, i cili e specifikon qartë se kompaninë MEG Albania e ka sjellë në zyrë Ajola Xoxa dhe Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Deputetja e PS Klotilda Ferhati Bushka, për të mbyllur pazarin për administrimin e landfillit të Sharrës.

Nga kjo seli dhe nga kjo foltore, janë dhënë me qindra deklarata e janë bërë publike shumë fakte që tregojnë se vdekja e minorenit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, jo vetëm që nuk u zbardh kurrë nga organet e drejtësisë, por kjo ngjarje u përdor nga Erion Veliaj si alibi për pikënisjen e aferës korruptive në landfillin e Sharrës, fillimisht me shoqërinë MEG Albania dhe në fund me kompaninë fantazmë të Inceneratorit të Tiranës.

Sado që regjimi vijon ta mbajë të mbyllur këtë aferë korruptive që i ka kushtuar deri më tani të paktën 190 milionë euro qytetarëve të Tiranës, e vërteta në fund do të zbardhet.

Pronarët faktikë të Inceneratorit Tiranë Rama – Veliaj, dyshja e pandashme si mishi me thoin siç dikur shprehej vetë me gojën e tij Erion Veliaj, do të mbajnë përgjegjësi para ligjit, por mbi të gjitha para qytetarëve shqiptarë, të cilët i vodhën dhe i dëbuan si asnjë pushtues në historinë e këtij vendi.

Ju faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Bojkot regjimit

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Bardhi njoftoi sot bojkotin duke theksuar se mazhoranca ka …