Nga Irena BEQIRAJ
Tallje apo satirë?
Të tallesh me qeverinë në Kodin e Ri Penal konsiderohet vepër penale!
Sqaroheni popullin kush konsiderohet tallje kush konsiderohet satirë ose siç e quante KM “forma më e lartë e kritikës”, se edhe gabon I gjori nga padija !
Përshembull këto vargje te popullit ku klasifikohen?
Mbledhje Qeverie Tetor 2022
Rama:
Një grua nga Vlora
më shkroi këtë mëngjes,
Rruga jonë e Arbrit
është si mos më keq!
Belinda Balluku:
C’të të them o shef,
jam munduar shumë,
por këto firmat tona
S’ bejnë dot as një punë!
Nuk di si t’ja bëj,
fondet i kam shtuar,
por me rrugë të dobëta
jemi të dënuar!
(Rama i friksuar nga ky farë dënimi,
hedh syte nga Elisa,
Shkëlqen nga gëzimi!)
Elisa Spiropali:
Skënderbeu im!
Ti mos u mërzit,
E gjejmë çfarë të themi,
ne gënjejmë përditë!
Faji tjetër kund duhet të kërkohet,
Se nga syri keq askush s’di të mbrohet!
Na kane bërë magji, kjo na ka penguar
magjia e tyre na lidh mendje e duar.
Unë e ti magjinë e kemi provuar,
Në 2015 u ndamë të zemëruar!
Prita me durim sa të ra inati,
Shkova “u këndova”, tek një zonjë nga fshati.
Frida Krifca:
Uaaa po kjo është zgjidhje
Qenkërka e thjeshtë
një nuskë e kënduar,
Rruga bëhet shpejt!
Ngremë akademi,
ne për magjistarë,
Zgjidhim hallet tona
e të globit mbarë.
Evis Kushi:
Të shkoj unë e para
për nuskë të kënduar?
Greva e pedagogëve
shumë më ka shqetësuar!
Bora Muzhaqi:
Të shkoj unë e para
si e re që jam,
Zemërimit tënd,
unë t’ i gjej derman!
Për gafat që them
më ke marrë inat,
Që nga ajo kohë,
dita është bëre natë!
Mirela Kumbaro:
Mua me pret puna
deri verën tjetër,
Kështu, do e le rradhën,
për kolegen tjetër!
Ogerta Manistiliu:
Unë nuk ‘kam nevojë
për nuskë e as magji,
magjistari im,
Edi je veç ti!
Delina Ibrahimi:
Më vjen keq t’ju them,
unë kam shumë dyshime
Magjistarëve bridhte
pararendësja ime!
Asnjë punë nuk bëri,
shikonte veç filxhanin,
Nisi ti besonte
la kokrrën e namit.
Rama:
Ti më mirë pusho
mend s’kerkoi njëri!
Dyshimi s”është zgjidhje
është vec anarki!
Unë them ta vendosin:
“Për një magjistricë,
nuskë të kënduar
Rruga jone e Arbrit
mbet pa përfunduar!
Populli!