Nga Eliona Kodra SHKRELI
Ky që grabiti pushtetin me bandat dhe paratë e krimit, sot po tallet me taksat e shkodranëve, Beneti sot bën show dhe propagandë se “medemek” po rikonstrukton teatrin vetëm për të hequr vëmendjen nga skandali që i nxori fytyrën e vërtetë që fshihet pas buzëqeshjes së tij fallso!
Beneti…
Ky që vjen si turist në Shkodër me një grusht njerëzish të mbartur nga Tirana me të cilët e lidhin aferat e Tij korruptive për të cilat është nën hetim nga SPAK-u, sot bën show me teatrin “Migjeni” të cilin e shkatërroi sapo grabiti karrigen e kryebashkiakut.
O i mjerë, teatri ka titullin “Nderi i Kombit” dhe ti po e përdhos përditë… E ke lënë teatrin “Migjeni” me 4 aktorë profesionistë, ti dhe ushtarja jote e larguar nga ai teatër për shkak të refuzimit të roleve Sara!
O të mjerë, po kujt po ia rikonstruktoni “demek” teatrin? Cilit publik? Ça do i ofroni publikut Ju, shkatërrues të identitetit teatror, kulturor dhe artistik, kur ju përveçse shkritë institucionin më të rëndësishëm të artit, tashmë e reduktuat edhe trupën profesioniste?
Ju duartrokasin një grusht njerëzish të punësuar, servilët e bashkisë sepse i kërcënoni me vëndet e punës nëse nuk ju përgëzojnë për shkatërrimet që i keni ba’ kulturës dhe artit në Shkodër, por Shkodra di të gjykojë dhe ju “mallkon” për farën e keqe që keni mbjellë në çdo fushë….
Benet dhe Sara, ju kanë ‘përdhosur’ figura të ndritura të artit kombëtar e ndërkombëtar të cilët kanë dalë në krah të aktorëve që Ju të dy, hoqët padrejtësisht nga puna, vetëm për hakmarrje politike!
Sa turp për Ju, sa turp për këtë përfaqësim tuajin, sa poshtë keni ra’ të dy!
Ju duhet të kuptoni se me artin nuk bëhet as propagandë, as show e as politikë…Por, ju të dy s’mund t’a kuptoni këtë fakt sepse ju jeni dy kalimtarë të verbuar që urrejtja ju ka zënë sytë dhe injoranca ju ka nxjerrë në pah vogëlsinë që keni në qënien tuaj si dy individë që me qëniet njerëzore keni të përbashkët vetëm konstruktin kockor, por jo atë shpirtëror!