O budallenj Rama dhe vetëm Rama e ka bërë Narko-Kodin, kërkon t’ua lërë në derë të tjerëve!

Nga Petrit VASILI

Kodi i ri Penal është tashmë një felliqësirë e kuptuar qartë nga të gjithë.

Rama po kërkon që ketë dobiç t’ua u lërë në prehër ca Rakipëve e ca të tjerëve.

Në rast se do të ecte pa zhurmë e pa vëmendje ky Kod, meritën do ta rrëmbente Rama dhe maxhoranca rilindase, që do fillonin pallavrat propagandistike, që demek bënë Shqipërinë me Kod Penal.

Por Rama dhe qeveria kanë plot gjashtë vjet që merrën e stërmerren me këtë Kod dhe kanë udhëqur, organizuar, porositur e kontrolluar çdo hap të ketij Kodi sipas qëllimeve të tyre të errëta.

Aq e mbyllur në mënyrë mafioze ka qenë kjo punë sa që asnjë institucion rilevant nuk është konsultuar fare duke filluar që nga:

Bashkimi Europian.

Komisioni i Venecias,

Prokuroria e Përgjithshme

Gjykata e Lartë

SPAK

Dhoma e Avokatisë.

Pra përjashtimi i hapur i këtyre institucioneve flet qartazi për këtë proces narkoqeveritar totalisht të mbyllur të hartimit te Kodit, me qëllime të përcaktuara qartë, për të mbështetur instalimin e diktaturës së narkoshtetit të korruptuar dhe të kapur, që kërkon Kodin Penal si alibi ligjore për krimet e kryera.

Nga ana tjetër Delegacioni i BE në Tiranë tregon qartë se nuk është konsultuar fare dhe se nuk janë aspak censura e medias, mbrojtja e kriminelëve dhe e prostitucionit prioritetet e Shqipërise për Kodin Penal të një vendi që kërkon të anëtarësohet në BE.

BE qartëson në mënyre direkte se:

“Jemi veçanërisht të shqetësuar për ndryshimet ligjore të propozuara nga grupi i punës, të cilat mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e qytetarëve, lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias”.

“Këto dispozita nuk janë në përputhje me standardet e BE-së dhe jemi të bindur se, në kuadër të procesit të konsultimit dhe në kuadër të angazhimeve për anëtarësim, këto shqetësime do të adresohen”.

“Në periudhën afatshkurtër, BE-ja e inkurajon Shqipërinë t’i japë përparësi atyre ndryshime legjislative që janë të nevojshme për të përmbushur standardet ndërmjetëse të përcaktuara në Qëndrimin e Përbashkët të BE-së për Grup-kapitullin 1 psh.

Dekriminalizimi i shpifjes,

Rishikimi i kuadrit ligjor për trafikun e drogës,

Trafikun e qenieve njerëzore, abuzimin me fëmijët,

Armët e zjarrit,

Pastrimin e parave”.

Çdo përpjekje e Ramës që t’ua lërë të tjerëve këtë Kod është vetëm provë e fajit të tij, por edhe e karakterit tepër të dobët të tij, që i përdor legenat patronazhistë dhe pastaj i lëshon në rrugë të madhe si qenie pa asnjë vlerë.

About Redaksia

Check Also

“Rama në samitin e kokainës”!

Nga Basir ÇOLLAKU Edi Rama në Samitin e Kokainës në vitin 2019?! Zaret janë hedhur Luftë …