SOS për shqiptarët!

Nga Iva V.GRILLO

Duke parë historikun e sjelljes politike dhe jo vetëm të Kryeministrit, mundësia më e madhe është që drafti represiv, antidemokratik dhe antihuman i Kodit Penal të aprovohet… ndoshta me disa arnime e “përmirësime” që nuk do t’a ndryshojnë thelbin dhe frymën (duhmën) e qartë me të cilën është hartuar ky draft.

Ky është një nga rastet e fundit që opozita, individë, media, intelektualë, shoqëria civile, qytetarë të thjeshtë që e ndiejnë veten me të drejtë të rrezikuar, të bëhen bashkë për ta refuzuar me forcë çimentimin e një regjimi sa represiv aq dhe butaforik.

Më pas do të jetë tragjikisht vonë!

Ndërsa shqiptarët jashtë atdheut, sipas mundësisë, I ftoj të japin ndihmesën e tyre jo duke iu bërë garniturë manovrave të radhës së një autokrati, por duke vënë alarmin kryesisht në mediat ndërkombëtare.

Përsa i përket teknokratëve dhe burokratëve të BE në Bruksel dhe përfaqësuesve të tyre në Tiranë, ata janë pjesë e problemit, duke injoruar me dashje prej vitesh çdo thirrje të qytetarëve shqiptarë për ndihmë.

Shqiptarët janë humbësit e mëdhenj në këtë mes…

Ky kod represiv dhe me pasoja të rënda për lirinë e pronën e çdokujt, është një nga mundësitë e fundit për të zgjuar qytetarët nga letargjia…

Opozita duhet të jetë në lartësinë e duhur!

Qyterarët duhet të jenë në pozicionin e duhur për të mbrojtur veten.

Dy duar për një kokë janë…

About Redaksia

Check Also

Qeni biblik dhe shanset tona për një anëtarësimi të plotë në BE

Nga Genc POLLO Në fillim për qenin… “Si qeni që kthehet tek të vjellat e …