Delegacioni gjerman në zyrën e Berishës: Shqipëria, një diktaturë që nuk lejon zgjedhjet e lira

Postimi i Kryetarit te PD, Sali Berisha
Takim me Z.Lars Hänsel, drejtor i Departamentit për Europën dhe Amerikën e Veriut pranë Fondacionit të CDU-së gjermane, Konrad Adenauar Stiftung.
Farsa e 11 majit do të denoncohet në çdo kryeqytet europian. Mirënjohje mbështetjes së jashtëzakonshme nga CDU-ja gjermane.
Sot pata kënaqesi të prisja në një takim Z.Lars Hänsel, drejtor i Departamentit për Europën dhe Amerikën e Veriut pranë Fondacionit të CDU-së gjermane, Konrad Adenauar Stiftung. Në këtë takim shfrytezova rastin dhe falenderova Z. Hänsel, ashtu si dhe Drejtorin e zyrës së KAS për Shqipërinë, Thomas Kunze, prezent në takim, për të gjithë mbështetjen tejet të çmuar që KAS i ka ofruar Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare në dite te veshtira në rritjen e kapaciteteve të saj, në hartimin dhe promovimin e programit ekonomik para publikut shqiptar. Shqipëria, theksova në takim, është një diktaturë autoritare e cila në dallim nga diktatura totalitare që kemi kaluar dekada më parë nuk ka ideologjinë, por ka drogën si forcë levizëse kryesore që vendos në rrugë, në parlament në qeveri, në gjyktata, prokurori, që vendos kush do jetë në qeveri dhe kush do jetë në parlament etj. Është droga që vendos kush kandidon, kush fiton e kush drejton vendin e agjencitë publike. Janë së paku 28 deputetë që krimi i organizuar ka diktuar në zgjedhjet e 11 majit, ashtu siç dëshmoi në mënyrën më ulëritëse rasti i kartelit të Troplinëve të cilët pas zgjedhjeve, u shpërblyen me leje kullash droge në Durrës. E informova Z. Hänsel se ky realitet është i shtrirë në Durrës, por dhe në Elbasan, Shkodër e kudo në vend, ku krimi elektoral kontrollon territorin me kamera, frikë, korrupsion e licenca kanabisi. Mbështetur nga një reformë drejtësie që në vend të ndëshkimit u jep mbrojtje e paprekshmëri, krimi zgjedhor bëri që 11 maji të kthehej në farsën më të turpshme të tranzicionit shqiptar. E turpshme ashtu si dhe letra dërguar misionit të OSBE/ODHIR fill pas 11 majit, teksa ministri i jashtëm tenton nëpërmjet presionit të zhbëjë gjetjet dhe akuzat e raportit më të zi redaktuar ndonjëherë në këto 30 vite. Një mentalitet kriminal që i karakterizon të gjitha hallkat e qeverisë Rama, që nga Kryeministri, Ministri e deri tek patronazhisti më i ulët. Duke kërkuar dhe ndihmën e partnerëve tanë perëndimor si KAS, Partia Demokratike do të vijojë fuqimisht betejën për transparencë e denoncim në nivel ndërkombëtar, në mënyrë që farsa zgjedhore e 11 majit të refuzohet nga çdo partner e aleat i demokracisë shqiptare. Në takim morën pjesë gjithashtu dhe Deputeti i Partisë Demokratike Z.Tomorr Alizoti, dhe Z.Akil Kraja, Drejtor i Fondacionit të PD për Liri dhe Demokraci.

About Krye Redaktor

Check Also

Ushtria e Ballukut për manipulimin/ Emrat e 420 patronazhistëve në institucione

Qarku i Fierit, i konsideruar si bastion historik i së majtës, tejkaloi edhe pritshmëritë më …