Presidenti amerikan Donald Trump i ulëriti në një telefonatë të fundit kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për krizën humanitare në Rripin e Gazës.
Pas këtyre komenteve të Trumpit, Netanyahu sipas të njëjtave burime kishte kërkuar një telefonatë me shefin e Shtëpisë së Bardhë, e cila nuk shkoi megjithatë ashtu sic kishte shpresuar ai. Gjatë telefonatës, kreu i ekzekutivit izraelit i tha Trumpit se raportet për urinë në Gaza ishin “fabrikuar” nga Hamasi dhe se uria nuk është e përhapur realisht në territor.
Sipas raportit, biseda ka qenë shumë e e drejtpërdrejtë, dhe e fokusuar tek situata e ndihmës humanitare, ndërsa pjesën më të madhe ka qenë Trumpi ai që fliste, e Netanyahu dëgjonte në heshtje.
Zyra e këtij të fundit megjithatë e hodhi poshtë këtë pretendim si “fake news”, duke mos pranuar ngritjen e toneve të presidentit amerikan ndaj kryeministrit izraelit. Fakti mbetet që pas telefonatës, Trumpi nisi të dërguarin e tij të posacëm Steve Witkoff për të inspektuar vendet e shpërndarjes së ndihmave në Gaza.
Gazeta RD