Ramaduro në panik/ Rubio: Kush vjedh zgjedhjet minon interesat e sigurisë kombëtare të SHBA

Shtetet e Bashkuara, nëpërmjet Prokurores së Përgjithshme, Pam Bondi, njoftuan se shpërblimi për informacione që çojnë në arrestimin e Presidentit të Venezuelës, Nikolas Maduro, do të jetë 50 milionë dollarë.

Në fillim të këtij viti, vetëm 10 ditë përpara se Presidenti #Trump të merrte detyrën, Departamenti i Shtetit e rriti shpërblimin për informacione për kapjen e Maduros, nga 15 në 25 milionë dollarë. Tashmë ky shpërblim është dyfishuar.

#Maduro akuzohet nga SHBA për korrupsion dhe ndihmë të karteleve të drogës. Sipas Sekretarit të Shtetit, Marko Rubio, Maduro është lideri i organizatës së përcaktuar si narko-terroriste ‘Cartel de Los Soles’ dhe ai është përgjegjës për trafikimin e drogës në Shtetet e Bashkuara dhe Europë.

Departamenti amerikan i Drejtësisë e ka akuzuar Maduron dhe 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Venezuelës për narko-terrorizëm, korrupsion, trafik droge dhe akuza të tjera kriminale në mars 2020.

Sipas Sekretarit të Shtetit, për vite me radhë Maduro dhe njerëzit e tij kanë manipuluar sistemin elektoral të Venezuelës për të mbajtur grupin e tyre të paligjshëm në pushtet.

“Shtetet e Bashkuara do të punojnë me partnerët për të bërë përgjegjës regjimin e korruptuar, të paligjshëm dhe kriminal. Ata që vjedhin zgjedhjet dhe përdorin forcën për të mbajtur pushtetin minojnë interesat e sigurisë kombëtare të Amerikës”, tha sekretari i Shtetit, Marko Rubio, pak ditë më parë.

Maduro erdhi në pushtet në Venezuelë në vitin 2013, por Shtetet e Bashkuara nuk e njohin presidencën e tij prej vitit 2019. Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera kanë refuzuar ta njohin Maduron si fitues të zgjedhjeve të vitit 2024, duke e akuzuar për manipulime.

Departamenti i Thesarit e ka sanksionuar “Cartel de los Soles”, i njohur si Karteli i Diejve, si “organizatë terroriste botërore”. Sipas SHBA, ky kartel drejtohet nga Maduro dhe individë të tjerë në nivele të larta të regjimit, “të cilët kanë korruptuar institucionet e qeverisë së Venezuelës, përfshirë pjesë të ushtrisë, aparatit të inteligjencës, legjislativit dhe gjyqësorit për të ndihmuar përpjekjet e kartelit të trafikojë drogë në Shtetet e Bashkuara.

About Krye Redaktor

Check Also

Ish-gazetari i VOA për protestën/ Ikonomi: “Një njeri i vetëm po mban peng një popull”

Gazetari dhe studiuesi Ilir Ikonomi ka reaguar për protestat që po zhvillohen prej ditësh në …