37 vjetori i varjes së poetit Havzi Nela, Berisha: Apel që njeriu të ngadhnjejë mbi antinjeriun

Sali BERISHA

Të dashur miq, letrat shqipe dhe mbarë kombi shqiptar përulen sot me nderimin më të thellë, mirënjohjen më të pakufishme para veprës së pavdekshme, sakrificës sublime të martirit të lirisë, poetit të pavdekshëm, disident Havzi Nela.

37 vjet më parë, më 10 gusht të vitit 1988, me firmën e xhelatëve të diktaturës hoxhiste, Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, babait biologjik të Edi Ramës, u ekzekutua me varje në sheshin kryesor të qytetit të Kukësit, për t’u bërë përjetë i pavdekshëm poeti i shquar e disident Havzi Nela.

Varja publike e poetit, kolosit të pamposhtur të lirisë, me urdhër të xhelatëve Alia dhe Rama, vetëm një vit para shembjes së Murit të Berlinit, ishte çmimi që ai pagoi për guximin e tij që t’u thurte vargje kushtruese lirive dhe të drejtave të njeriut, frymës së Helsinkit dhe Kosovës së pushtuar.

Varja publike e Havzi Nelës, ky akt makabër, tronditi mbarë opinionin publik shqiptar dhe botëror dhe dëshmoi përsëri fytyrën e vërtetë mizore të diktaturës hoxhiste dhe xhelatëve të saj, Ramiz Alia dhe Kristaq Rama.

Akti kishte synim kryesor jo vetëm hakmarrjen primitive të regjimit ndaj kundërshtarit politik, por edhe terrorizimin e popullatës në tërësi dhe inteligjencës shqiptare në veçanti, si dhe të vriste pa lindur, pa dalë nga goja çdo varg apo fjalë të lirë.

Por sot Havzi Nela prehet i qetë në panteonin e lirisë së kombit shqiptar, kurse kasapët që urdhëruan varjen e tij në litar dergjen në galerat e krimit politik dhe turpit të historisë.

Nderim përjetë poetit disident Havzi Nela.

Këtu më poshtë keni ripublikimin e një poezie të poetit Havzi Nela dhe një status për Edi Ramën, të birin e xhelatit Kristaq Rama, që së bashku me diktatorin Ramiz Alia firmosën 36 vjet më parë varjen në litar të poetit disident.

Poezia “Fryma e Helsinkit” – Havzi Nela

Kështjella feudale tundet e lëkundet

Si nji varkë e thyeme mbi valët përkundet;

Tirani mizor me detin sot po mundet

Thellë, gjithnji ma thellë n’mes dallgëve po futet.

Fryma e Helsinkit u derdh porsi era

Na përkëdheli zemrat, çeli si pranvera;

Këtu në votrat tona futi gaz e shpresë

Na zgjoi afsh e vrull, ndoshta, nuk do të vdesë!

Sot është një ditë që mund të bëheshe njeri!

Edvin! Sot është 37-vjetori i varjes në litar, në sheshin qendror të qytetit të Kukësit, me firmë të xhelatëve Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, babait tënd biologjik, të poetit disident Havzi Nela.

Sot është një ditë që Edi Kristaq Xhelati mund të “varë” brenda vetes çnjerëzoren e neobllokmenit dhe të tregojë, qoftë edhe për pak çaste, një grimcë ndërgjegjeje të njeriut të qytetëruar; të dënojë krimin mizor të të jatit të tij xhelat dhe të kërkojë ndjesë publike familjes dhe së paku botës së letrave për varjen, me firmën e Ramiz Alisë dhe Kristaq Ramës, të poetit disident Havzi Nela.

Këto pak rreshta nuk i shkruaj për politikë, sepse Edi Rama sot ndjek rrugën e etërve mizorë për një Shqipëri pa opozitë, me liderët e opozitës dhe kundërshtarët politikë të arrestuar në burg dhe procese politike. Por këto rreshta i shkruaj si një apel për ngadhënjimin e njeriut mbi antinjeriun!

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: McGonigal po rihetohet nga FBI!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, shprehu bindjen se hetimet e rihapura nga FBI për ish-zyrtarin …