Gazmet BARDHI
Në datën 8 Gusht 2025, ora 18:40, Gazeta Shqiptare, pjesë e “Focus Group Media”, publikoi shkrimin për komunikimin e pritshëm të akuzës nga SPAK për ZëvendësKryeministren Belinda Balluku (foto 1).
Në datën 9 Gusht 2025, ora 07:00, shoqëria shtetërore “KAYO” sh.a., ku rezulton se kryetar i Këshillit Mbikëqyrës është Ermal Nufi (foto 2) urdhëron zabtimin e të gjitha pronave ku ushtrojnë veprimtarinë mediatike News 24, Balkanweb, Gazeta Shqiptare dhe Panorama, pavarësisht se pjesa dërrmuese e tyre as nuk i kanë kaluar në administrim shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a. (pronat janë me qira të vlefshme deri në vitin 2033, me nje vlerë vjetore qiraje 180 mijë euro, siç konfirmonte edhe vetë MEKI në një deklaratë zyrtare).
Ermal Nufi është njëkohësisht drejtori i kabinetit të Belinda Ballukut (foto 3) dhe do të kujtohet vetëm për faktin se si kryetar i Bordit të ARRSH, i dha kompanisë së vëllait të tij tender rreth 900 mijë euro, e denoncuar kjo edhe nga emisioni “Vetting” në News24 (foto 4).
Tani kjo shoqeria “KAYO” sh.a., ku Ermal Nufi, është kryetar i Këshillit Mbikëqyrës, urdhëron një kriminel të njohur si Ardi Veliu, që të zaptojë të gjitha ambientet e punës së News24, Balkanweb, Gazetës Panorama dhe Gazetës Shqiptare, duke mos i lejuar gazetarët dhe stafin mediatik që të punojnë as në ambientet që shoqëria mediatike i ka me qira të vlefshme nga shteti deri në vitin 2033.
Pse? Sepse qëllimi nuk është të marrin në administrim një pronë shtetërore, por të heshtin çdo zë mediatik kritik ndaj tyre, me shpresën se presioni me banda ndaj një prokurori të SPAK do të funksionojë. E keni gabim! Erion Veliaj u bë shkaku për të cilin u mbyll Agon Channel. Fatin e tij e dini. Ai do jetë edhe fati juaj!