Kryetari i PD, Sali Berisha, në konferenën për media njoftoi se, Partia Demokratike do të krijojë një komision hetimor parlamentar për të zbardhur veprimtarinë kriminale të lidhur me skandalin Rama-McGonigal në Shqipëri.
Ai shtoi se hetimet do të përqendrohen jo vetëm në territorin shqiptar, por edhe në Kosovë, ku kjo veprimtari kriminale dyshohet të ketë shtrirje të gjerë.
“Opozita do krijojë komisionin hetimor parlamentar dhe do u dëshmojë shqiptarëve veprimtarinë kriminale, Rama-McGonigal në Shqipëri, do përpiqemi të hetojmë edhe me Kosovën, se kjo veprimtari është shtrirë dhe në Kosovë, sikundër do të demaskojë me prova dhe fakte mbrojtjen që Altin Troplini i ka bërë McGonigalit, delinkuent dhe një nga protagonistët kryesorë në mashtrimin e madh të dosjes ruse për presidentin Donald Trump, në mandatin e tij të parë”, tha Berisha.