Ambasada e SHBA ka reaguar për zjarret në Shqipëri, në një ohë që nuk ka asnjë reagim nga qeveria, ndërsa Rama ka postuar dy fusha të reja sporti vetëm pak minuta më parë duke treguar se nuk ja ndjen fare që e gjithë Shqipëria është në flakë.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë një thirrje për qytetarët amerikanë në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e kujdesit maksimal për shkak të zjarreve të shumta që po përfshijnë vendin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada kërkon që amerikanët të shmangin zonat e rrezikuara dhe të respektojnë urdhrat për evakuim apo çdo lloj udhëzimi të policisë.
“Ambasada e SHBA-së në Tiranë vazhdon të monitorojë disa zjarre në të gjithë vendin dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes në zonat e kërcënuara nga zjarret”, thekson ambasada në një njoftim.
“Disa zona në të gjithë vendin janë nën urdhër evakuimi. Qytetarët amerikanë në Shqipëri që kanë nevojë për ndihmë mund të kontaktojnë Ambasadën e SHBA-së me telefon në 4224-7285 (duke telefonuar nga Shqipëria) ose +355-4224-7285 (duke telefonuar nga jashtë Shqipërisë), ose në email: ACSTirana@state.gov”, thekson ambasada.
Ndër veprimet që duhen ndërmarrë, ambasada shprehet se, “qytetarët amerikanë duhet të shmangin zonat e prekura, veçanërisht ato nën urdhër evakuimi, dhe të ndjekin udhëzimet e policisë në lidhje me mbylljen e rrugëve ose ndërprerjet e trafikut. Monitoroni lajmet lokale për përditësime mbi kushtet e zjarreve në pyje dhe planifikoni rrugët tuaja në përputhje me rrethanat. Google Maps gjithashtu mund të ofrojë informacion në kohë reale mbi mbylljen e rrugëve dhe aktivitetin e zjarreve në pyje”.
“Zjarret në pyje janë të zakonshme në Shqipëri. Thithja e tymit përbën një rrezik serioz për shëndetin, edhe nëse nuk jeni afër flakëve. Nëse një zjarr në pyje është afër vendndodhjes suaj, përfshirë vendbanimin tuaj, evakuohuni menjëherë në një zonë të paprekur”, thekson ambasada.