Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorian Teliti, në një reagim në rrjetet sociale, komenton me ironi hapjen e kanalit të ri televiziv AVTV, duke e quajtur “risinë mediatike të shtatorit”.
Sipas tij, ky televizion pritet të funksionojë nën kontrollin e drejtpërdrejtë policor, duke shërbyer si mjet për përpunimin dhe servimin e lajmeve që mbulojnë çështje të tilla si varfëria, korrupsioni, dhe aferat e buxhetit shtetëror, në një mënyrë që në fakt do të minojë lirinë e medias.
Postimi
AVTV – RISIA MEDIATIKE E SHTATORIT!
Duket se Ardi Veliu nuk do prodhojë vetëm armë, por edhe lajme e emisione në TV-në e tij të ri, që pritet të hapet “pa asnjë kokërr leku investim”, pasi çdo gjë ia “morën natën për natë” News 24. Sa efikasitet!
Nga AVTV do kalojë i pari lajmi, do përpunohet, e më pas do serviret për publikun e gjerë. Më në fund, nën drejtimin policor, do marrim vesh të vërtetat tona, do kuptojmë më shumë mbi shpopullimin, varfërinë, korrupsionin endemik, abuzivizmin me fondet e buxhetit, e shumë afera të tjera si inceneratorët apo pronat publike të dhëna për një lek investitorëve 99-vjeçarë.
A donit media të lirë? Prisni shtatorin! Do jetë shfaqja më e bukur e vitit!
#AVTV IS COMING SOON!