Drejtor i “Kayo” apo drejtor policie i forcave të armatosura?!

Nga Iva V.GRILLO

A di të spjegojë njeri përse ishte ish-polici Ardi Veliu në krye të operacionit të bastisjes së News 24?

Ai, mesa thonë është administrator/menaxher i kompanisë shtetërore që do të prodhojë “maliherë”… por ai nuk është as në krye të policisë dhe aq më pak në krye të zyrës së përmbarimit. Për më tepër që ka konflikt interesi në këtë mes sepse dalja e gazetarëve nga ato zyra, përkthehet në futjen e ish-policit Veliu në to.

Atëherë si ka fuqi ky njeri që të prekë me dorë, të “protokollojë” e të shpërngulë pronën e tjetrit?

Si ka fuqi ky njeri të thërrasë dhe ushtrinë për të lëvizur disa kompjutera e priza nga zyra, ndërkohë që ushtria ka halle plot me zjarret që kanë pushtuar Shqipërinë?!

About Redaksia

Check Also

“Gangsteri i Trustit të Lulelakrës” i shkruan letër OSBE-së të pranojë realitetin e farsës elektorale

Nga Ndriçim KULLA Kreu i regjimit i dërgoi OSBE-së një letër shfaqëse para disa ditësh, duke …