Rama – Roko/5 leje për kulla vetëm në Golem, kartelit Çela–Çopja

Postimi i Kryetarit te PD, Sali Berisha
Të dashur miq,
agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, me survejimet e tyre, faktuan se karteli famëkeq Çela–Çopja, i lidhur si mishi me thoin me qeverinë dhe piramidën e partisë së krimit, vetëm në një vit ka trafikuar në Europë 28 ton kokainë me vlerë 6 miliardë euro!
Ky kartel, sikundër ai i Troplinëve dhe kartelet e tjera, me lidhjet e tyre të ngushta me Ramaduron, siç e quajnë sot mediat e mëdha amerikane dhe botërore Edi Ramën, ka shndërruar Shqipërinë e vogël në lavatriçen më të madhe dhe më gjigante të parave të krimit në Europë.
Sipas Eurostat, indeksi i ndërtimit në Shqipëri është më i larti në Europë dhe konkretisht është 14,3 kundrejt vetëm 5,4 që është indeksi mesatar i ndërtimit të vendeve të BE-së, të marra së bashku.
Qytetari dixhital informon se kartelit Çela–Rroko, Ramaduro u ka dhënë lejet për ndërtimin e 5 kullave 30–50 kate në Golem, dhe konkretisht këto leje janë dhënë pronarëve të Resortit Turistik “Klajdi”, që janë Osman e Klajdi Kokoshi dhe dhëndri i tyre Xhuljo Salaj.
Por qershia mbi tortë është famozja Adelajda Roko, e cila, sipas qytetarit dixhital, e ka si shtëpinë e vet të dytë Resortin “Klajdi” në Golem!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!
Pershendetje Doktor..!
Klajdi Resort ne golem te cilit iu be kontroll nga SPAK te cilet akuzohen per pastrim parash te bandave ne shqiperi esht shtepia e 2 e Adelajda Rokës drejtoreshes se AZHT.
Pronaret e ktij Resorti ( Osman Kokoshi, Klajd Kokoshi dhe Xhuljo Salaj qe esht dhendri i ktyre )Kan marre mbi 5 leje kullash ne zonen e golemit te dhen nga AZHT duke pastruar leket e krimit. Keta jan lavatricja e pushtetareve dhe njerzve te krimit qe jan akuzohen per 17 ton kokain. Anonim doktor.

About Krye Redaktor

Check Also

Rama shpall pronarët e tre mediave kombëtare, “investitorë strategjikë”

Titulli origjinal: Si ‘përfitimet strategjike’ nga qeveria po rrezikojnë lirinë e medias në Shqipëri Komiteti i …