Sulmi ndaj medias/ Vokshi pyet faktorin ndërkombëtar: Çfarë duhet të ndodhë më shumë që të reagohet?

Deputetja e PD si dhe Zëvendëspresidentja e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane (EPP Women), Albana Vokshi, ka reaguar pas bastisjes që po i bëhet natën vonë News24, ku po merren sendet personale të gazetarëve.

Vokshi ngren pyetjen për faktorin ndërkombëtar: Çfarë duhet të ndodhë më shumë që të reagohet për mbrojtjen e medias së lirë, fjalës së lirë dhe mbrojtjes së gazetarëve?

Reagimi i Albana Vokshit

E paprecedent! E papranueshme!

As nata nuk i ka ndalur… Pas uzurpimit me polici e me ushtri të ambienteve të 4 mediave të Focus Group, po hapen dhunshëm zyrat, po rrëmbehen mobiljet, po grabiten pajisjet, kompjuterët dhe sendet personale të gazetarëve, duke rrezikuar seriozisht aktivitetin e tyre, sigurinë e tyre e të burimeve si dhe jetën e secilit prej tyre. Pas mbylljes së një media kombëtare, sot kemi kaluar në një fazë akoma më të rrezikshme!

Pyetje për faktorin ndërkombëtar:

Çfarë duhet të ndodhë më shumë që të reagohet për mbrojtjen e medias së lirë, fjalës së lirë dhe mbrojtjes së gazetarëve?

About Redaksia

Check Also

Rama shpall pronarët e tre mediave kombëtare, “investitorë strategjikë”

Titulli origjinal: Si ‘përfitimet strategjike’ nga qeveria po rrezikojnë lirinë e medias në Shqipëri Komiteti i …