Zjarri në Gramsh/ Banorja përplaset me policinë: Erdhët pasi u përvëluam, punova gjithë jetën për atë shtëpi

Zjarret dramatike në fshatrat e Gramshit kanë djegur çdo gjë, shtëpi dhe bagëti, teksa banorët kanë ikur të tmerruar.

Reagimi i vonuar i autoriteteve dhe mungesa e emergjencës kanë shtuar indinjatën dhe revoltën e komunitetit të prekur, ku disa familje janë përplasur me policinë. Pasditen e kësaj të marte disa banorë të fshatit Harunas janë përplasur me uniformat.

Një nga banore e fshatit Harunas rrëfen për mediat se reagimi policisë ka qenë tepër i vonuar:

“Që dje atje lart ka qenë flaka. Policia ka ardhur sot në orën 9:00 të mëngjesit. Kush del nga bashkia jonë, kanë ardhur kot sot, ata erdhën pasi u përvëluam. A jam dëmtuar? Kam punuar gjithë jetën për atë shtëpi dhe ika se u përvëluam. Përse nuk erdhën dje avionët, erdhën sot. Tetë avionë mbushën një kovë me ujë dhe ikën. E di sa janë djegur atje në fshatin tonë? Janë djegur gjithë ata që kanë punuar një jetë të tërë.”

Një tjetër banor i zonës tregon se distanca nga rruga kryesore deri te shtëpitë ishte e vogël dhe megjithatë ndihma nuk mbërriti në kohë:

“Nuk ishin as 50 metra larg dhe nuk erdhën. Ishin vetëm 4 familje. Atje është një familje akoma. 50 metra ishin nga rruga dhe nuk u mbrojtën.”

Ndërkohë, një tjetër dëshmi shpalos dëmet ekonomike të shkaktuara dhe faktin që banorët janë detyruar të largohen të vetëm, pa ndihmë nga askush:

“U largova vetë, se s’kemi ujë. E kam motër atë gruan që foli dhe banesa ime është djegur komplet. 100 milionë lek shtëpi është dëmtuar. Kam dhe bagëti, edhe i lamë mbyllur atje. Unë do shkoj të fle atje. Janë djegur 100 milionë lekë”.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Delvina po përjeton tmerr! Po digjen lagjja Llakë dhe Xhetmahall! Ka shpërthime granatash!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me situatën alarmante me zjarret në …