CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Bardhi: Rama po sillet si Putini ndaj mediave kritike!

Deputeti i PD, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas sekuestrimit të materialeve dhe dosjeve investigative në zyrat e News24, duke e cilësuar veprimin si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias.

Në një status në Facebook, Bardhi thekson se ndalimi i gazetarëve dhe stafit për të hyrë në ambientet e punës apo për të marrë sendet personale përbën shkelje të Kushtetutës dhe ligjit, si dhe moszbatimin e një vendimi gjyqësor – vepër penale sipas tij.

Bardhi përmend vendimin e gjyqtares Alma Kodraliu, e cila, sipas tij, me integritet profesional i kujtoi qeverisë detyrimin për të respektuar lirinë e medias, pavarësisht qëndrimit ndaj saj.

Postimi

Mos lejimi i gazetarëve dhe punonjësve të medias që të aksesojnë ambientet e tyre të punës apo të marrin prej tyre sendet personale është antishtet, antiligj dhe antikushtetuese. Shtuar kësaj që ky është një urdhërim i Gjykatës së Tiranës, ku gjyqtarja Alma Kodraliu, me kurajo dhe integritet profesional, i solli në vëmendje Edi Ramës dhe Belinda Ballukut se respektimi i lirisë së medias është detyrim kombëtar e ndërkombëtar, dhe se kurrësesi nuk varet nga humori i tyre në raport me një media kritike apo nga marrëdhënia e tyre me pronarin e medias.

Sot lejimi i gazetarëve të hyjnë në ambientet e tyre të punës apo të marrin sendet e tyre nuk ishte në diskutim apo opsional. Është vendim gjyqësor dhe duhet vetëm të zbatohet! Moszbatimi i vendimit gjyqësor është vepër penale dhe duhet menjëherë që drejtësia të veprojë.

Sjellja e sotme e institucioneve që i kërkojnë gazetarëve të dorëzojnë celularët tek Policia Ushtarake që të kenë të mundësi të futen në ambientet e tyre të punës është edhe më e paligjshme dhe më flagrante sesa veprimet e deritanishme. Askush nuk mund të prek sendet personale të gazetarëve pa një vendim gjyqësor. Por për Edi Ramën dhe Belinda Ballukun nuk ka rëndësi as Kushtetuta dhe as ligji. Ata janë antishteti që po dhunojnë në mënyrë flagrante parimet bazë demokratike të funksionimit të shtetit ligjor, duke u sjell si Putini ndaj mediave kritike.

Duke dënuar me forcë pengimin e gazetarëve dhe stafit mediatik që të aksesojnë ambientet e tyre të punës apo të sendeve të tyre personale që gjenden në ato ambiente, i bëj thirrje punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake që të mos i binden urdhrave verbal të paligjshëm, por të respektojnë Kushtetutën, ligjin dhe vendimet e gjykatave.

Gjithashtu nuk duhet të pengohet vijimi i punës së mediave në godinën ku sipas gjykatës s’ka asnjë mosmarrëveshje mes palëve dhe që shoqëria mediatike e ka me kontratë të vlefshme qiraje deri në 2033. Çdo vonesë në këtë drejtim provon pa asnjë mëdyshje atë që kam thënë që minutën e parë se qëllimi është të heshten zërat kritik- mediat që nuk i kontrollon zyra e propagandës së Edi Ramës, dhe jo të administrohet një pronë shtetërore!

About Redaksia

Check Also

PD i drejtohet GJK: Mazhoranca po cënon të drejtën kushtetuese të opozitës për kontroll parlamentar

Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar refuzimin e mazhorancës për …