Berisha pret në zyrë David Hosaflook: Diskutuam për trashëgiminë protestante dhe përhapjen e Gjuhës Shqipe

Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi një takim ditën e sotme në zyrën e tij me me Dr. David Hosaflook, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Studime Shqiptare dhe Protestante. Gjatë takimit u diskutua roli i rëndësishëm i lëvizjes protestante në Shqipëri që nga koha e Perandorisë Osmane, veçanërisht ndikimi i saj në përhapjen e arsimit dhe mësimin e gjuhës shqipe. Një nga pikat kryesore ishte shkolla e parë shqipe për vajza, e hapur në Korçë në vitin 1891.

Në takim u diskutua gjithashtu për përpjekjet e figurave si Presidenti amerikan, Jimmy Carter dhe përkushtimi i Martin Luterit ndaj idealeve të Reformës, si dhe për kontributin e ambasadorit Mal Berisha në dokumentimin e historisë së protestantizmit në vend. Pas pak ditësh, do të shënohet edhe 100-vjetori i themelimit të Institutit Bujqësor Shqiptaro-Amerikan në Golem, një nga arritjet më të mëdha të këtij komuniteti.

Postimi 

Takim me Drejtorin Ekzekutiv të Institutit për Studime Shqiptare dhe Protestante, Dr. David Hosaflook
Të dashur miq!
Sot pata kënaqësinë të mirëprisja në zyrën time Drejtorin Ekzekutiv të Institutit për Studime Shqiptare dhe Protestante, Dr. David Hosaflook dhe ti shprehja atij mirënjohjen e thellë për kontributin e tij me studimet e tij të çmuara. Në takim biseduam për rolin e lëvizjes protestante që nga koha kur Shqipëria ishte ende nën Perandorinë Osmane, si dhe për ndikimin që kjo lëvizje ka pasur në përhapjen e arsimit dhe mësimit të gjuhës shqipe, duke filluar nga shkolla e parë shqipe për vajza, e hapur nëKorçë në vitin 1891.
Dr. Hosaflook ka dhënë një kontribut të shquar në zbardhjen e të vërtetës historike të rolit të protestantëve në Shqipëri, sidomos me botimin e veprës Lëvizja Protestante te shqiptarët, 1816–1908 dhe artikullin shkencor “Origjinat teologjike dhe gjeografike të protestantizmit në Shqipëri” (2018).
Ai ka sjellë në gjuhën moderne bashkëkohore angleze veprat “Rrethimii Shkodrës” të Marin Barletit, si dhe “Historia e Skënderbeut”, kjo e fundit e botuar që në vitin 1596 në anglishten e vjetër nga Zacharia Jones.
Sot këto dy libra janë të përdorshme për çdo anglishtfolës dhe autor në mbarë botën. Ai kishte sjellë me vete edhe një koleksion me libra të botuar nga Instituti i tij, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për mundësitë që janë dhënë për përhapjen e protestantizmit që nëvi tet e para të vendosjes së demokracisë dhe lejimit të ushtrimit të fesë pas atyre viteve të errëta të ateizmit në Shqipëri.
Me Dr. Hosaflook shkëmbyem gjithashtu mendime rreth interesit dhe të aktivitetit të Presidentit Jimmy Carter gjatë vizitës së tij për përhapjen e protestantizmit në Shqipëri, ideve dhe flijimit të Martin Luterit, i cili, për idealet e tij kundër të Reformës dhe luftës kundër korrupsionit, qëndroi deri në fund, edhe pse e dinte se e priste turrë drush.
Dr. Hosaflook shoqërohej nga ambasadori Mal Berisha, biografi i njërit prej figurave më të ndritura të protestantizmit dhe arsimit në Shqipëri – amerikanit Charles Telford Erickson – i cili ia kushtoi jetën e tij dhe të familjes kombit shqiptar. Pas pak ditësh, vepra e tij madhore, themelimi i Institutit Bujqësor Shqiptaro–Amerikan në Golem, që funksionon edhe sot, mbush plot 100 vjet nga krijimi.
Dr. Hosaflook të impresionon gjithashtu me shqipen e tij të pastër, të pasur dhe të bukur.

About Redaksia

Check Also

“Pjesëmarrje në grup kriminal dhe përgjim i paligjshëm”/ Tjetër skandal, zyrtari i Ramës drejt burgut

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë sot nën hetim zyrtarisht nga SPAK, pas dyshimeve …