CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Berisha: Zjarrëfikës çek e sllovak në luftën kundër zjarreve, policët e ushtarët rrethojnë News24!

Kreu i PD, Sali Berisha ka dënuarr angazhimin e policisë së shtetit dhe ushtrisë në akte kriminale antiligjore ndaj mediave.

Duke e krahasuar me anagzhimin e zjarrfikësve çekë dhe sllovakë në Tepelene për shuarjen e zjarreve, Berisha thotë se në vend që policia e shtetit dhe ushtria të marrë pjesë në luftën kundër zjarreve në vend, qendron në Tiranë dhe rrethon godinën e News24.

“Zjarrëfikës Çek dhe Sllovak në luftën kundër zjarreve në Tepelenë! Kurse policët dhe ushtarët e Ramaduros në luftë kundër News24!

Mirënjohje vendeve mike dhe BE për solidaritetin e tyre. Dënoj me forcën më të madhe angazhimin e qindra forcave policore dhe ushtarake në akte kriminale antiligjore ndaj mediave”, shkruan Berisha në Facebook.

About Redaksia

Check Also

Protesta/ Rama kryevjedhësi ynë! Pas 13 vitesh pushtet, Rilindjes i ka ardhur fundi!

Në ditën e 55-të të revoltës qytetare, i riu u shpreh se shqiptarët kanë rikthyer …