Delvina po kthehet në tokë të shkretë, banorët në dorë të Perëndisë!

Mjafton kjo foto për të kuptuar se banorët e Delvinës janë në mëshirë të fatit nga zjarret që kanë kapluar zonën. Ndërsa qeveria është e paaftë të ndërhyjë si duhet, askush nuk mund t’i mbrojë apo t’i shpëtojë teksa janë në dorë të Perëndisë.

Një peizazh i zymtë dhe tymi që mbulon qiellin. Kështu paraqitet sot Delvina, teksa zjarret e fuqizuara nga era dhe temperaturat e larta kanë shkatërruar dhjetëra hektarë ullishte e pemëtari. Mali i Sopotit, i gjelbër në mëngjes, tashmë është kthyer në hi.

Zjarrfikësit, forcat e armatosura dhe banorët po luftojnë me mjete të pakta për të mbrojtur banesat, ndërsa disa fshatra, janë evakuuar.

Pranë rezervave të naftës e gazit janë stacionuar forca sigurie për të shmangur një katastrofë. Banorët flasin për dëme kolosale, ndërsa lodhja dhe frika janë të dukshme në fytyrat e tyre.

Këto foto të cilat të lënë pa koment, tregojnë më së miri se ky vend e ky popull edhe këtë herë është në mëshirën e fatit duke vuajtur mungesën e investimeve  nga shteti që nuk është i aftë t’i mbrojë nga asnjë emergjencë civile.

About Redaksia

Check Also

PD: Asnjë urdhër për bojkotin e mitingut në mbështetje të UÇK-së! Kauza e saj është krenari kombëtare

Partia Demokratike nuk ka dhënë asnjë urdhër, verbal apo me shkrim, që përfaqësues apo mbështetës …