Pamje Apokaliptike/ Reuters sjell fotoreportazhin e momenteve të frikshme në Delvinë

Imazhet e frikshme tregojnë vendin e shkrumburuar nga zjarri, teksa banorët shikojnë të trishtuar dhe të pafuqishëm katastrofën natyrore, teksa braktisin banesat e tyre

Reuters ka publikuar panje apokaliptike të momenteve të vështira në Delvinë, e cila është përfshirë nga flakët. Imazhet e frikshme tregojnë vendin e shkrumburuar nga zjarri, teksa banorët shikojnë të trishtuar dhe të pafuqishëm katastrofën natyrore, teksa braktisin banesat e tyre.

Ditën e djeshme, zjarri i nisur në Finiq kaloi në territorin e Delvinës, duke rrezikuar edhe qytetin, pas fshatrave Pecë, Kranë, Krongj, Kardhikaq dhe Sirakat.

Edhe gjatë natës flakët kanë vijuar me intensitet të lartë, ku si pasojë shumë banorë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre, ndërkohë autoritetet janë në terren për të menaxhuar situatën emergjente.

Pas evakuimit të banorëve u bë edhe zhvendosja e pacientëve dhe stafit mjekësor të spitalit të Delvinës pasi flakët iu afruan edhe godinës së spitalit.

About Redaksia

Check Also

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP, agjendë intensive me liderët europianë

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, është nisur drejt Brukselit për të marrë …