Shehu: Hormova rrezikon të shkrumbohet, s’ka asnjë mbështetje për shuarjen e flakëve!

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar për situatën e zjarreve në Tepelenë ku shprehet se Hormova rrezikon të shkrumbohet.

Në një postim në facebook, Shehu shkruan se Hormova është pothuajse e rrethuar nga zjarri dhe se flakët rrezikojnë të përhapen në fshatra të tjerë të Tepelenës e Gjirokastrës.

“Hormova rrezikon te shkrumohet!

Eshte pothuajse e rethuar nga zjarri!

Qe tenton te shtrihet drejt fshatrave te tjere te Tepelenes e Gjirokastres.

Deri tashme nuk ka asnje mbeshtetje qendrore ne shuarjen e flakeve.

Kapacitetet e vogla, te pa pajisura, keq te organizuara te Qarkut jane te pa fuqishme per te perballuar gjendjen.

Pavaresisht perpjekjeve individuale e njerezore te tyre.

Situata gjate dites me temperatura shume te larta rrezikon per me te keqen.

Nuk mundet e nuk duhet neglizhuar akoma, sic ndodhi me Leklin, me Hormoven deri tashti!

Kerkohet urgjentisht nderhyrje e gjere, nga ajri e toka, mbeshtetje nga qendra!”, shkruan Shehu.

About Redaksia

Check Also

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP, agjendë intensive me liderët europianë

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, është nisur drejt Brukselit për të marrë …